Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha zhvilloi një takim me delegacionin nga parlamenti çek që ndodhet në Tiranë, ndërsa u shpreh se rekomandimi pozitiv nga KE do të ishte shtysë për të gjitha reformat shtetndërtuese të Shqipërisë.
“Ne shpresojmë në një raport pozitiv dhe vlerësojmë ndihmën e vendeve anëtare për çdo hap që hedhim me procesin e integrimit.
Me miratimin konsensual të reformës në drejtësi, jemi të bindur se marrja e një rekomandimi pozitiv do të ishte për ne një shtysë e madhe për të zbatuar jo vetëm reformën në drejtësi por të gjitha reformat shtetndërtuese”tha Ministrja Gjosha.
Njëri nga pjesëtarët e delegacionit të Çekisë, Karel Schëarzenberg, u shpreh se Praga do të mbështesë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ai nënvizoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Europës, jo vetëm se kjo u shërben këtyre vendeve, por edhe sepse integrimi i tyre i shërben vetë Europës.
Rekomandimi i KE për Shqipërinë pritet që të publikohet në datë 8 nëntor.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com