Integrimi i Ballkanit, Rama takohet
sërish me Merkel në 28 gusht

Integrimi i Ballkanit, Rama takohet<br />sërish me Merkel në 28 gusht
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama do shtrëngojë dorën për herë të dytë me kancelaren gjermane Angela Merkel në fund të muajit gusht. Takimi do të zhvillohet në një konferencë të iniciuar nga Kancelarja gjermane për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
 
Merkel njoftoi të shtunën e kaluar (7 qershor) se do të bëjë një konferencë të profilit të lartë për Ballkanit Perëndimor me të vetmin qëllim për të rritur mbështetjen në procesin e zgjerimit të BE-së, ndërsa janë lënë në harresë këto vende.
 
"Gjermania do të ftojë të gjitha shtetet e Ballkanit në një konferencë në fund të gushtit për të bërë të qartë se ne duam të mbështesin njëri-tjetrin dhe të shkojnë drejt të ardhmes së bashku. Kjo është edhe arsyeja pse ne kemi një prani të fortë në rajon”, ka thënë Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.
 
Sipas “Deutsche Welle” mbledhja do të zhvillohet më 28 gusht, ndërsa ka marrë konfirmimin edhe nga Ministria gjermane për punë të jashtme. Sipas “DW” ftesat janë për gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa detajet do të bëhen publike në fillim të korrikut.
 
Ky është angazhimi më i fortë ndaj integrimit të Ballkanit që prej samitit të Selanikut në vitin 2003.
 
11 vitet e fundit, progresi në vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë i avashtë. Politika e zgjerimit në Bashkimin Europian ka kaluar në plan të dytë dhe ka ngecur pas pranimit të Kroacisë në vitin 2013.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç