Integrimi i romve, rëndësi të
veçantë, BE-Veliaj: Gati piketat

Integrimi i romve, rëndësi të<br />veçantë, BE-Veliaj: Gati piketat
TIRANË- Integrimi i komunitetit rom dhe egjyptian do të jetë një ndër përparësitë e punës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Madje kjo ministri ka gati piketat nga do të nisin punën për transformimin e situatës së këtyre dy komuniteteve, ku arsimimi i tyre do të ketë rol kyç. 

Ministria e Mirëqenies Sociale i ka gati piketat ku do të ndërhyjnë për integrimin e komunitetit rom dhe atij egjyptian në vendin tonë. Në ditën e dytë të seminarit mes BE–Shqipërisë për “Dialogun Politik mbi Përfshirjen e këtyre Komuniteteve”, ministri Erion Veliaj, ka deklaruar se edhe projekti i arsimit shansi i dytë do të ndryshojë. 

Ndërsa, ambasadori i BE-së, në Tiranë, Etore Sekui, i pranishëm në këtë takim ka kërkuar që integrimi i romëve duhet të bërë përparësi kombëtare.
Sekui ka siguruar qeverinë shqiptare se Komisioni Evropian do ta vazhdojë të na mbështesë për përfshirjen e romëve dhe egjiptianëve në vitet e ardhshme nën Instrumentin e ri për Asistencën Para-Aderimit (IPA II).

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës