Përveç mjedisit, siguria ushqimore është një tjetër kapitull sfidues për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, një temë që edhe kryeministri Edi Rama e vuri në dukje gjatë takimit me grupin e PS më 16 janar.

Ana Vuksani, eksperte e sigurisë ushqimore e ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se ky kapitull është më i vështirë për t’u përmbushur nga vendi ynë dhe për këtë mjafton të shohësh raportin e fundit të progresit të BE-së.

“Unë jam e paqartë se çfarë statusi ka AKU-ja, sepse ne dëgjuam nga vetë kryeministri që vetëm siguri ushqimore nuk ka - teksa tha se do të marrë masa. Ne kemi shumë vite që flasim dhe nuk u kujtua njeri të kujdesej se çfarë hamë ne. ‘Food Safety’, kapitulli i 12-të, është dhe kapitulli më i vështirë, për t'u përmbushur që ne të hyjmë në BE. Mjafton t’i referohemi raportit progresit të fundit të BE-së ku është thënë qartazi që nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të kontrolluar, pra nuk garantohet gjurshmëria nga ferma në tavolinë. Ka probleme me këtë ritëm që kemi nisur ne nuk mund të futemi në BE për pesë vjet.Te shëndeti i konsumantorit të vetë, BE-ja është e panegociueshme.

Kapllan Sulaj, gjithshtu ekspert i sigurisë ushqimore pohoi në një lidhje të drejtëprdrejtë se AKU-ja nuk po kryen inspektime siç duhet, duke mos përmbushur detyrimet ligjore për kontrollin e ushqimeve.

“Jemi në një situatë kur AKU-ja nuk kryen veprime inspektuese dhe nga informacionet që kam inspektorët nuk arrijnë të përmbushin detyrimet ligjore për kontrollin e ushqimeve. Jemi në një situatë kritike dhe kërkohet të merren masa të menjëhershme. BE-ja kërkon një model funksional, një strukturë të qartë duke filluar nga drejtori i përgjithshëm deri te inspektori më i thjeshtë. Hapi i parë duhet të krijohet një model i ngjashëm ushqimor si ai i BE-së më pas shihet riorganizimi i gjithë sistemi të sigurisë ushqimore. Jemi në një situatë që duhet vepruar, pa iniciativa shtetërore dhe politike nuk mund të pretendojmë që të kemi një sistem të sigurisë ushqimore të ngjashëm me atë të BE-së”, tha Sulaj.

Vuksani nga ana tjetër thekson se konsumatori duhet të informohet për çdo rrisk potencial që vjen nga ushqimi, ashtu siç informohen konsumatorët në vendet anëtare të BE-së. Ajo thekson gjithashtu se AKU-ja ‘çalon’ si shkak i kapaciteteve tekniko-profesionale.

"Konsumatori duhet të informohet për çdo rrisk potencial që ka ushqimi. Në BE janë listat e qarta të operatorëve të biznesit që shkelin ligjin. Për këtë arsye nuk ke pse e dërgon në burg po duke nxjerrë emrin ai nuk e bën më. Pra unë nuk mendoj se kjo gjendje ka ardhur nga mënyra si është organizuar institucioni, por nga kapacitetet tekniko-profesionale që ka ky institucion, nga aferat korruptive. Ne duhet të marrim masa për të ndërgjegjësuar biznesin për transferimin e teknologjive të reja, për respektimin e kushteve higjeno sanitare, për ruajtjen e ushqimeve, të rëndësishme për sigurinë ushqimore. Por kjo gjë bëhet me një faturë të kripur. Ne jemi në gjendje katastrifike sa i përket sigurisë ushqimore", tha Vuksani.

Ndërkohë Sulaj thekson se sistemi ushqimor në vendin tonë duhet të reformohet, pasi sipas tij jo të gjithë punonjësit që punojnë në këtë institucion janë të aftë.

“Ne kemi një trupë inspesktuese të AKU ku disa punojnë dhe disa të tjerë abuzojnë apo nuk përmbushin ato që kërkon ligji. Sistemi ushqimor në vendin tonë duhet të reformohet”, tha ai.

Për ta mbyllur këtë bisedë Vuksani nënvizoi se Shqipëria në BE eksporton vetëm produkte vetëm me origjinë bimore dhe jo shtazore dhe kjo gjë vjen vetëm pasi vendi ynë është cilësuar si vend me rrisk të lartë të sigurisë ushqimore.

“Reforma duhet të fillojë që nga Ministria e Bujqësisë. Reformimi duhet të fillojë nga ndërgjegjësimi i konsumantorit. Shqipëria në BE eksporton vetëm produkte vetëm me origjinë bimore. BE nuk pranon nga vendi ynë produkte me origjinë shtazore. Shqipëria konsiderohet si një vend me rrisk të lartë të sigurisë ushqimore”, përfundoi Vuksani.