BRUKSEL – “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë vetëm një hap larg BE-së dhe nuk duhen lënë prapa apo izoluar. Ne jemi të përgatitur t’i ndihmojmë dhe t’u ofrojmë mbështetje këtyre vende në këtë rrugë,” – ka nënvizuar sot Eduard Kukan, shef i delegacionit parlamentar europian për marrëdhëniet me  Shqipërinë, Bosnjën, Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Duke folur në emër të Parlamentit Evropian, Kukan theksoi se "vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbështetjen tonë të madhe në aspiratat e tyre integruese."

Deklaratën e tij ai e ka bërë gjatë një konference të organizuar në parlamentin Europian nga Partitë Popullore Europiane, në të cilën merr pjesë edhe Kryetari i PD-së së Shqipërisë, Lulzim Basha.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)