Integrimi, ministri Bushati niset për
"lobim" në Austri, Poloni dhe Greqi

TIRANE - Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është nisur sot për një tur vizitash e takimesh që do të zhvillojë në Austri, Poloni dhe Greqi.

Në kuadër të vizitës së tij në Austri, Ministri Bushati do të takohet bilateral me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, si dhe do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 124-t të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Ky aktivitet përkon dhe me 65 vjetorin e krijimit të kësaj organizate pan-evropiane.

Ndërkaq, gjatë vizitës së tij në Varshavë, Bushati do të takohet me homologun e tij Radoslav Sikorski, si dhe do të pritet në një takim nga zv/kryetari i Parlamentit polak.

Takimet do të përmbyllen me vizitën në Greqi, ku Bushati do të marrë pjesë në Konferencën Ministeriale BE – Ballkani Perëndimor, e cila do të zhvillohet në Selanik, më 8 maj 2014.

Kjo konferencë, e cila zhvillohet në kuadrin e Presidencës greke të BE-së, synon të rikthejë vëmendjen e vendeve anëtare ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të nxisë proceset integruese të vendeve të rajonit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen