Qeveria shqiptare bën kështu gati për ta vënë jetë, vendimin e saj të parë dhe një nga premtimet më të rëndësishme të fushatës elektorale.
Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë deputeti Balla, nëpërmjet një mesazhi të publikuar në Fb titulluar: “ Komisioni i Integrimit kalon projektligjin për importin e mbetjeve.”
Ai shkruan: “Sot, në ditën e parë të punës së Komisionit Parlamentar të Integrimit miratuam projektligjin ““Për disa ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”.
Ky miratim i sotëm i komisionit vjen pas vendimit të mbledhjes së parë të qeverisë, ku kabineti i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama vendosi për ndalimin e importit të mbetjeve.
Në vendim thuhet se qeveria ndalon importin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë dhe për këtë propozon disa ndryshime në anë ta projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi”.
Gjatë drejtimit të mbledhjes së këtij komisioni në cilësinë e nënkryetarit, pasi opozita nuk ishte e pranishme, theksova se ndryshimet e ligjit parandalojnë futjen e mbetjeve të rrezikshme në vend, si dhe e sjellin këtë ligj në përputhje me normat e Bashkimit Europian.
Fatkeqësisht përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit konstatuan se ka precedentë të futjes së mbetjeve të rrezikshme në vend, por sipas tyre projektligji tashmë e korrigjon këtë efekt negativ.
Ky pohim i bën mëse të domosdoshme ndryshimet në këtë projektligj, të miratuara sot në këtë komision. Gjithashtu këto ndryshime do të rrisin dhe riciklimin e mbetjeve në vend, duke i ofruar edhe vendit tonë një mjedis më të pastër.
Gjithashtu palët e interesuara, si AKIP ( Aleanca Kundër Importit të Plehrave), u shprehën pro këtyre ndryshimeve pasi janë në përputhje me kërkesat e firmëtarëve të referendumit.
JA NDRYSHIMET NE PROJEKTLIGJ,NEN PER NEN
Sipas projektligjit bëhen këto ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar:
Neni 1 - Në pikën 3, të nenit 22, fjala “... kufizon ...” shfuqizohet.
Neni 2 - Në nenin 48, “Ndalimi i importeve dhe kalimeve transit të mbetjeve”, bëhen ndryshimet e mëposhtme: Pika 1 formulohet, si më poshtë vijon:
Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.”
Pika 3 - shfuqizohet, neni 3
Neni 4 -Importi i mbetjeve jo të rrezikshme”, shfuqizohet.
Neni 4- Dispozitë kalimtare
1. Subjektet, të cilat, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë pajisur me autorizim për importimin e mbetjeve jo të rrezikshme, janë të detyruara që për sasinë e mbetjeve që kanë importuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të përfundojnë procesin e riciklimit, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit.
2. Çdo dispozitë ligjore dhe akt nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.
3. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e ligjit, të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të pikave 1 dhe 2, të këtij neni.
Neni 5 - Hyrja në fuqi. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
(Komisioni i Integrimit mbledhur sot nën drejtimin e nënkryetarit Taulant Balla)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)