SHBA- Reformimi i sistemit të drejtësisë në vend paraqitet një nga prioritetet kyçe në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Për realizimin e këtyre reformave, ndërkombëtaret vënë theksin në gjithëpërfshirje. Këtë fakt e ka shprehur edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço në një interviste për “Zërin e Amerikës”, i cili tha se mazhoranca ka kërkuar bashkëpunimin e opozitën për realizimin e reformave.
“Qeveria duhet të vijojë me reformat, dhe në miratimin e tyre padyshim që është i rëndësishëm konsensusi i opozitës. Edhe në reformën për ndarjen administrative kërkohet përfshirja e opozitës. Opozita duhet të marrë pjesë në komision dhe të përfshihet në këtë ndarje të re territoriale. Ne i kemi numrat, dhe mund të miratojmë reformat pra praninë e opozitës, por ne jemi për gjithëpërfshirjen”, tha ministri Naço.
Sa i takon reformimit të këtij sistemi, ministri Naço tha se nevojiten ndryshime për të cilat është kërkuar edhe prezenca e Komisionit të Venecias. Naço tha se nëse do të duhen ndryshime në Kushtetutë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë, nevojitet edhe bashkëpunimi i opozitës.
“Ne kemi kërkuar ndryshime pa e prekur Kushtetutën. Nëse na Komisioni i Venecias na thuhet se duhet ndryshuar Kushtetuta, atëherë bashkë me opozitën duhet të bashkëpunojmë për të përmirësuar këtë sistem”, tha Naço.
Kreu i Drejtësisë shqiptare u ndal në rëndësinë e reformimit të Gjykatës së Lartë, ndërsa u shpreh se “KLD duhet të ndryshojë mënyrën e vlerësimit të gjyqtarëve”.
Ndërkaq, ministri Naço u ndal edhe tek denoncimet e bëra nga qytetarët në portalin online “Antikorrupsion”, që sipas tij tregon për një rritje të besimit të qytetarëve tek mazhoranca PS-LSI.
Opozita ka ngritur një sërë akuzash për mosrespektimin e ligjeve dhe ndërhyrje të institucionet e pavarura. Ndërsa komisioneri Fyle ka kërkuar dialog. Cili është mendimi juaj për këtë?
Në fjalën e komisionarit Fyle thuhet se qeveria duhet të vijojë me reformat. Po kështu duhet respektuar edhe mendimi i opozitës. Qeveria duhet të vijojë me reformat, dhe në miratimin e tyre padyshim që është i rëndësishëm konsensusi i opozitës. Edhe në reformën për ndarjen administrative kërkohet përfshirja e opozitës. Opozita duhet të marrë pjesë në komision dhe të përfshihet në këtë ndarje të re territoriale. Ne i kemi numrat, dhe mund të miratojmë reformat pra praninë e opozitës, por ne jemi për gjithëpërfshirjen. Ne kemi menduar se kemi vepruar drejt, por për këtë kemi një Gjykatë Kushtetuese që na tregon veprimin e drejtë.
Në Shqipëri nuk konstatohet mungesa e ligjeve, pro zbatimi i tyre. A mendoni se ndryshimet e bëra në Kod do të ndryshojnë situatën?
Mendojmë ndryshimet e bëra në Kod do të ndryshojë padyshim situatën. Ne kërkuam dhe futëm në fushën e ligjit antimafia dhe 6 nene të cilat do t’i shërbejnë luftës ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet. Çdo pasuri e vënë në mënyrë të paligjshme do të sekuestrohet.
Që kur morët postin ju krijuat një faqe online, ku qytetarët mund të denonconin abuzimet. Si është vepruar deri më tani?
Portalin antikorrupsion në faqen e ministrisë së Drejtësisë do ta quaja një histori suksesi. Janë mbi 700 ankesa apo denoncime në këtë faqe. Kjo tregon rritjen e besimit që kanë qytetarët në këtë mazhorancë. Rastet ia kemi kaluar institucioneve përkatëse. Edhe tek ILDKPKI kemi çuar çështjet e caktuara në varësi të denoncimeve të bëra.
A keni interes ju për të ndjekur hetimet ndaj ish-zyrtarëve?
Është organi i Prokurorisë ai që duhet të bëjë hetime për raste konkrete dhe ky institucion nuk ka asnjë lloj pengese për të kryer hetime. Në rastin e zotit Imami ka një denoncim, po hetohet rasti. Dhe nëse ka prova do çohet për gjykim.
Drejtësia konsiderohet si hallkë e dobët, dhe si pika kyçe ku duhen fokusuar reformat në kuadër të integrimit europian. Cili është komenti juaj?
Ne kemi kërkuar që reformat e bërë në drejtësi të jenë gjithëpërfshirje. Për këtë i kemi kërkuar Komisionit të Venecias të jetë i pranishëm. Gjykata e Lartë ka nevojë për t’u reformuar. Po kështu edhe Gjykata Kushtetuese duhet të reformohet. Ne kemi kërkuar ndryshime pa e prekur Kushtetutën. Nëse na Komisioni i Venecias na thuhet se duhet ndryshuar Kushtetuta, atëherë bashkë me opozitën duhet të bashkëpunojmë për të përmirësuar këtë sistem. Në KLD duhet të ndryshojmë mënyrën e vlerësimit të gjyqtarëve. Ministria e Drejtësisë ka propozuar një projektligj për këtë çështje.
Sa i takon ligjit të administratës gjyqësore, a do të kthehet në parlament?
Marrim ankesa se ministria e Drejtësisë nuk është shumë agresive në drejtim të reformave. Mendoj se nuk kanë të drejtë, pasi të gjitha reformat ne i bëjmë në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare. Ne veprojmë sipas rekomandimeve, dhe kjo eviton në kohë çdo lloj zvarritje në reformimin e sistemin gjyqësor në vend.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com