TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë Josip Leko, të cilit i ka kërkuar që shteti më i ri i BE-së të shpreh të njëjtën mbështetje si deri tani për dhënien e statusit kandidat të vendit tonë në BE.
 
Ndërsa i ka shprehur mirënjohje Lekos për mbështetjen e madhe që Kroacia po i jep vendit tonë në rrugën e integrimin europian, Basha shprehu besimin se të njëjtën gjë shteti më i ri i Bashkimit Europian do të bëjë edhe në mbledhjen e këshillit të muajit qershor, kur do të diskutohet statusi i Shqipërisë për vend kandidat në BE.

Gjithashtu, Basha tha se pavarësia e Kosovës ka ndikuar që i gjithë rajoni të futet në rrugën e integrimit euroatlantik.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)