Integrimi në BE/ Deputetët shqiptarë dhe maqedonas takohen në Durrës, diskutime për procesin e anëtarësimit dhe veton e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

Integrimi në BE/ Deputetët shqiptarë dhe maqedonas takohen në Durrës, diskutime për procesin e anëtarësimit dhe veton e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

Takimi i deputetëve shqiptar e maqedonas në Durrës

Deputetë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po zhvillojnë bisedime në Durrës për fillimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe veton e Bullgarisë. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se po forcojnë ekspertizën e nevojshme për procesin e integrimit.

"Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian, roli i parlamenteve kombëtare në këtë proces merr një rëndësi të veçantë. Me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Maqedonisë së Veriut po forcojnë ekspertizën e nevojshme në procesin e anëtarësimit në BE", shkruan Balla.

Qershorin e kaluar ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën dot një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pengesë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhtte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i problemeve të Maqedonisë së Veriut. 

Po pse Bullgaria po pengon Maqedoninë e Veriut? Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione