Sot çelen negociatat për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Rama në Bruksel: Ambicie të hapim më shumë kapituj deri në pranverë

Sot çelen negociatat për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Rama në Bruksel: Ambicie të hapim më shumë kapituj deri në pranverë

Kryeministri Rama në Bruksel

Shqipëria është një hap më shumë drejt Bashkimit Europian. Ditën e sotme, vendi ynë mban konferencën e tretë ndërqeveritare në Bruksel, ku do të hapen zyrtarisht negociatat për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një prononcim tha se synohet që brenda viti 2025 të hapen të gjithë kapitujt. 

"Duhet të vazhdojmë përpara, dhe ambicia jonë është të hapim më shumë klastera, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me klasterat e hapur", tha Rama. 

Çela e negociatave për klasterin 6 përfshin dy kapituj:

Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme

Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

Ky pritet të jetë grup-kapitulli që do të mbyllet më shpejt në procesin e negociatave,  pasi Shqipëria e ka njësuar plotësisht politikën e jashtme me atë të BE-së, kryesisht në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.

Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksemburg më 15 Tetor çeli zyrtarisht , ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Delegacioni shqiptar
1-Edi Rama, kryeministër
2-Igli Hasani, ministër i Jashtëm
3-Majlinda Dhuka, kryenegociatore
4-Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes
5-Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
6-Adea Pirdeni, ministre e Antikorrupsionit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:19
Sot konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ja delegacioni shqiptar në Bruksel

1734418142_delegacioni.jpg

Procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë vijon sot me zhvillimin e Konferencës së tretë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e Grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë”, që përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës (30, 31) të grupkapitullit të VI.

Konferenca Ndërqeveritare i paraprin Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet ditën e nesërme, si dhe një sërë takimeve që Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit do të zhvillojnë me përfaqësues të lartë të BE.

Ora 07:58
Sot çelen negociatat për 'marrëdhëniet me jashtë', Rama: Hap i rëndësishëm, synojmë hapjen e të gjithë kapitujve gjatë vitit 2025

 

Kryeministri Edi Rama foli nga Brukseli teka mbërriti për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare. Rama tha se hapja e negociatave për klasterin ‘Marrëdhëniet me jashtë’ është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë.

“Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit. Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”, tha Rama.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Siri/ Kreu i HTS, Abu Mohammed al-Jolani: Do shpërbëhen grupet e armatosura, ‘kontratë sociale’ me fetë! Rusia po largon forcat nga porti Tartus

Lufta në Siri/ Kreu i HTS, Abu Mohammed al-Jolani: Do shpërbëhen grupet e armatosura, ‘kontratë sociale’ me fetë! Rusia po largon forcat nga porti Tartus