Integrimi në BE, Soreca: Klasa politike të punojë më shumë në fushat që KE rekomandoi se ka nevojë për progres

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka kërkuar më shumë punë nga Shqipëria në fushat ku raport i progresit të KE ka evidentuar se kanë nevojë ende për përmirësime. I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku u mblodh për hapjen e Shkollës së Integrimit Europian 2021, Soreca tha se klasa politike duhet të dyfishojë përpjekjet për integrimin duke pasur si udhërrëfyes progres raportin e KE. Soreca tha se BE mbështes integrimin e Shqipërisë dhe për këtë arsye kontribuon çdo vit me 100 mln euro, para, donacione apo grante për transformimin e të gjithë sektorëve të shoqërisë.

“Rekomandimet që jepen në raportin e KE identifikojnë fushat për të cilat duhet të ketë më shumë punë, si historiku për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat e pakicave janë një udhërrëfyes jo vetëm për qeverinë  por dhe gjithë institucionet që të fokusohen gjatë javëve në vijim. Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj, të ketë atë shndërrim socio-ekonomik që i duhet vendit dhe të bëhen bashkë të gjithë aktorët nga pjesët e ndryshme të politikës në Shqipëri dhe gjithë segmentet e shoqërisë dhe kjo është vlera e shtuar që sjell Këshilli Kombëtar. Procesi i integrimit po ndodh çdo ditë këtu në Shqipëri. BE mesatarisht i jep Shqipërisë çdo vit 100 mln euro duke kontribuar për këtë transformim  të gjithë sektorëve të shoqërisë. Ky investim që gjatë 15 viteve të fundit ka arritur shifrën 1.5 miliard euro në grante, donacione, para të dhëna, ka ndërtuar infrastrukturën madhore të Shqipërisë", tha Soreca.

Në progres raportin e KE rekomandohet hapja e  negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet. Reforma administrative territoriale është një tjetër pikë e prekur në Raport ku theksohet se duhet të vijojë decentralizimi i pushtetit lokal dhe të bëhet më shumë për autonominë dhe financat e bashkive. KE thotë se Shqipëria ka shënuar përparim por duhet të punojë edhe më shumë në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar rezultate të mira në këtë drejtim.

Këshilli Kombëtar i Integrimit zhvilloi sot ceremoninë e hapjes së Shkollës së Integrimit Europian 2021, që synoi të identifikojë dhe angazhojë aktorë të spikatur nga të gjitha institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit, duke krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit europian, të cilët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE).

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb