Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Të hapen negociatat, përparime me drejtësinë dhe reformat! Shqetësim problemet me lirinë e medias

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE. Komisioneri ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat.

Report Tv zbardh progres raportin për Shqipërinë, ku edhe në këtë raport KE rekomandon hajen e  negociatave për Shqipërinë, pais i ka plotësuar kushtet.

Në raport vlerësohet progresi i bërë me Reformën në Drejtësi, por edhe me reformat gjithëpërfshirëse në vend.

"Një prej arritjeve kryesore në gjyqësor konsiderohet emërimi i tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, që i ka mundësuar të ketë kuorumin prej gjashtë gjyqtarëve në mënyrë që të mbajë mbledhje", thuhet në raport.

Reforma administrative territoriale është një tjetër pikë e prekur në Raport ku theksohet se duhet të vijojë decentralizimi i pushtetit lokal dhe të bëhet më shumë për autonominë dhe financat e bashkive.

 "Duhet të konsolidohet më tej si pjesë e agjendës më të gjerë të decentralizimit. Kjo është veçanërisht e nevojshme për të garantuar autonominë fiskale lokale dhe fuqizuar komunat për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë standarde".

KE thotë se Shqipëria ka shënuar përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar rezultate të mira në këtë drejtim.

Një tjetër pikë e vlerësuar është edhe puna e SPAK dhe ecuria e saj, por edhe Reforma Zgjedhore e miratuar para zgjedhjeve të 25 Prillit, e cilësuar si gjithëpërfshirëse, por shqetësim mbetet blerja e votës dhe rrjedhja e të dhënave të ndjeshme personale.

Megjithatë, kritika ka sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

“Tensionet ndërmjet aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë pandemisë COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në raport.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ia ka prezantuar strategjinë e zgjerimit edhe Parlamentit Europian. Në seancën e mbajtur në PE ai ka nënvizuar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE pasi ka arritur rezultate të dukshme me reformat.

Varhelyi tha se Shqipëria ka bërë rajonin është bërë progres në luftën kundër krimit.

Ndërkohë që një thirrje komisioneri e pati edhe për liderët politikë që sipas tij duhet të japin mbështetjen e tyre për dialogun në reformën në gjyqësor dhe në zbatimin e ligjit.

(Kliko ketu per te lexuar raportin e plote)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
KE mbështet 'Open Balkan', Varhelyi: Të 6 vendet t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal

1634654245_VARHELEY764x450.png

Për Komisionerin evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi  të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të  bëhen pjesë e 'Open Balkan'. 

“U bëj thirrje 6 vendeve  të Ballkanit ti kthehen tregut të përbashkët rajonal dhe bashkëpunimit. Duam që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur”, ka thënë Varhelyi. 
 

Ora 16:33
Raportuesja për Shqipërinë në PE: Të caktohet një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare! Thuhet 'muajin tjetër', por 'ky muaj' nuk vjen kurrë

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, tha se BE duhet ta mbajë fjalën për hapjen e negociatave. Ajo pati kritika për faktin që ende nuk ka një datë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, ku tha se gjithnjë thuhet "muajin tjetër", por shtoi se 'ky muaj' nuk po vjen kurrë.

“Kam një opinion të qartë. Është bërë e qartë që Bashkimi Evropian duhet ta mbajë fjalën sa i përket negociatave. Duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm. Do të doja të dëgjoja prej jush angazhimin për një datë për Konferencën e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithmonë është thënë 'muajin tjetër', 'muajin tjetër', por ai nuk vjen kurrë! Njerëzit kërkojnë rezultate dhe duhet ti japim këto rezultate”, tha Santos.

Ora 15:39
Varhelyi: Liderët politikë në Shqipëri të bashkëpunojnë për avancimin e reformës në gjyqësor

1634650210_Screenshot2.jpg

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka nënvizuar sot në prezantimin që i bërë raporteve të progres raportit për vendet kandidate, se në të gjithë rajonin është bërë progres në luftën kundër krimit.

Ai tha se Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma, në luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet janë organizuar në përgjithësi mirë.

Varhelyi bëri thirrje që liderët politikë duhet të japin mbështetjen e tyre për dialogun në reformën në gjyqësor dhe në zbatimin e ligjit.

Sa i përket vendeve të tjera komisioneri tha se Kosova ka qeverinë e saj të re që u përcaktua në zgjedhjet e shkurtit dhe është me rëndësi që të shënojë progres në luftën kundër korrupsionit.

"Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për lehtësimin e vizave. BE ka mundësuar dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket Turqisë BE është i gatshëm të angazhohet me të për të rritur bashkëpunimin në disa fusha. Turqia duhet të përmbushë detyrat e saj. Kjo është në interes të përbashkët të të dyja palëve. Uroj të angazhohemi në fusha të tjera me të. Ajo duhet të bëjë më shumë në fushën e të drejtave të njeriut dhe korrupsionit. Turqia vijon një rol të rëndësishëm për sa i përket emigracionet pasi marrë një numër të madh refugjatësh. Kjo ka ndodhur edhe falë një marrëveshjeje mes nesh. Ne do të japim ndihmën tonë për situatën në kufi. Ashtu sikurse e keni parë nga paketa ka progres kudo. Roli juaj ka qenë i rëndësishëm. Kemi parë zgjedhje me standarde. Falënderoj të gjithë për punën që keni bërë për të dhënë rezultate.”, tha ai

Ora 15:27
Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave dëmton edhe BE-në

1634650160_VARHEUL.jpg

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave dëmton BE-në.

"Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave na dëmton.

Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma në gjyqsor dhe luftën kundër krimit, janë arritur rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimi.  Maqedonia ka bërë progres në reformat e vendosura nga BE, ka qenë e vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,kjo luftë duhet të vijojë", tha Varhelyi.

Ora 15:18
Progres-Raporti i KE: Nuk ka përparim në lirinë e fjalës dhe mediave! Gjatë pandemisë tensionet mes politikanëve dhe gazetarëve u rritën

Në progres raportin e Komisionit Europian liria e fjalës dhe media ka pasur një vend të konsiderueshme ku theksohet se Shqipëria nuk ka barë përparim të dukshëm në këtë drejtim. Me krizën e pandemisë COVID-19, në raport theksohet se tensionet midis aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur ndjeshëm dhe se atmosfera e sulmeve verbale dhe fushatave shpifëse nuk është përmirësuar.

“Shqipëria është e përgatitur mesatarisht në fushën e lirisë së shprehjes. Nuk ka pasur përparim gjatë periudhës raportuese. Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Tensionet midis aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë krizës COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare. Sulmet e raportuara kundër gazetarëve nuk kanë rezultuar në asnjë dënim përfundimtar. Vetë-rregullimi në mediat online duhet të sigurohet. Hapat për ta bërë plotësisht funksionale autoritetin rregullator audio-vizual duhet të ndërmerren në një mënyrë që siguron pavarësinë dhe legjitimitetin e tij. Pavarësia, standardet profesionale dhe qëndrueshmëria financiare e transmetuesit të shërbimit publik duhet të forcohen. Pas opinionit të pafavorshëm të Komisionit të Venecias dhe kritikave të gjera mbi projekt -ndryshimet në ligjin për mediat që synojnë rregullimin e mediave në internet dhe disa aspekte të shpifjes, përfaqësuesit e shumicës qeverisëse u angazhuan publikisht për të siguruar që çdo legjislacion i ri mbi mediat të jetë në përputhje me Rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe dorëzuar në konsultim me organizatat e medias. Qeveria e rishqyrtoi çështjen dhe Kuvendi nuk iu kthye çështjes. Parlamenti dhe qeveria që rezultojnë nga zgjedhjet e 25 prillit duhet të respektojnë angazhimin për të siguruar që çdo ndryshim i mundshëm në ligjin për mediat të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe të paraqitet në konsultimet e duhura”, thuhet në raport.

Ora 15:13
Raporti i KE: Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mirëorganizuara, shqetësim blerja e votës dhe patronazhistët

Në progres raportin e Komisionit Europian vlerësohet reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e 25 prillit duke u cilësuar si të mirëorganizuara. Megjithatë raporti thotë se shqetësim mbetet përdorimi i funksioneve publike për fushatë zgjedhore, blerja e votës dhe patronazhistët.

“Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën më 25 prill 2021, pas marrëveshjes ndërpartiake të 5 qershorit 2020 që çoi në një reformë të gjerë zgjedhore. Identifikimi elektronik i votuesve u zbatua në 97% të vendvotimeve, ndërsa votimi elektronik dhe numërimi elektronik u pilotua me sukses në 32 qendra votimi në Tiranë. Vlerësimi përfundimtar i OSBE/ODIHR zbuloi se zgjedhjet në përgjithësi ishin të organizuara mirë. Administrata e re zgjedhore fitoi besimin e shumicës së aktorëve. Shqetësimet mbetën të lidhura me keqpërdorimin e burimeve dhe funksioneve publike, me pretendimet për blerjen e votës dhe rrjedhjen e të dhënave personale të ndjeshme që mbulojnë preferencat politike të qytetarëve. Këto janë duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ora 15:11
Progres-raporti, KE: Financat e pushtetit lokal janë në rrezik, varen nga qeverisja qendrore! Të vijojë decentralizimi dhe autonomia

Komisioni Europian rekomandon që Shqipëria të vijojë me reformat në drejtim administrativo-territorial pasi  duhet të konsolidohet më tej decentralizimi.

"Nevojitet një monitorim dhe vlerësim sistematik i zbatimit të strategjisë kombëtare të decentralizimit dhe qeverisjes vendore 2015-2022.

Ndërsa bashkive u janë dhënë kompetenca më të mëdha për bërjen e politikave, njësive të qeverisjes vendore (NJQV -ve) u mungojnë ende burimet e mjaftueshme financiare dhe kapaciteti administrativ për t'i ushtruar ato në mënyrë efektive. Përfaqësimi i grave në qeverisjen vendore ka nevojë për përmirësim. Edhe pse 44 përqind e vendeve të këshilltarëve lokalë u fituan nga gratë në zgjedhjet e fundit lokale, vetëm 8 nga 61 bashki drejtohen nga gra. Ato kanë nevojë për ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve për stafin e tyre. Autonomia fiskale e NJQV -ve është në rrezik, pasi shumica e buxhetit të tyre varet nga transferet kombëtare. Si rezultat, edhe pse Bashkitë po bëhen më të mira në mbledhjen e të hyrave vetjake, aftësia e përgjithshme e institucioneve vendore për të ofruar shërbime publike cilësore mbetet e kufizuar. Situata e tyre financiare është bërë gjithnjë e më e ndërlikuar nga pandemia, me burimet në dispozicion të NJQV -ve duke u zvogëluar më tej", thuhet në raport.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump