Integrimi në institucionet euroatlantike, Ruçi mesazh deputetit Piero Fassino: Të bindur në mbështetjen e Italisë në KE

Integrimi në institucionet euroatlantike, Ruçi mesazh deputetit Piero Fassino: Të bindur në mbështetjen e Italisë në KE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është i bindur në mbështetjen e Italisë në KE për çeljen e negociatave. Me anë të një letre falenderuese këtë ia ka bërë të ditur deputetit italian Piero Fassino, anëtar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian.

Fassino është një politikan  me reputacion dhe mik i shquar i Shqipërisë, ishte nismëtari i hartimit dhe miratimit të Rezolutës “Mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike”, e cila u miratua në unanimitet nga Komisioni i Punëve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Italiane, në datën 19 korrik 2019.

Nisma për miratimin e kësaj Rezolute u diskutua në seancën dëgjimore të Kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit parlamentar shqiptar me Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Komunitare të organizuar më 16 prill, gjatë vizitës zyrtare të Kryetarit të Kuvendit në Dhomën e Deputetëve dhe Senatin e Italisë.

Dëshiroj t'ju falenderoj për iniciativën dhe angazhimin Tuaj për përgatitjen dhe paraqitjen e Rezolutës së Komisionit të Çështjeve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve në mbështetje të çeljes së negociatave me Shqipërinë.Rezoluta vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në kuadrin e përgatitjeve për çeljen e negociatave dhe i rekomandonte Qeverisë Italiane të mbështesë në mënyrë aktive integrimin euroatlantik të vendeve të rajonit, si një rrugë për forcimin  e paqes dhe stabilitetit të Europës dhe Mesdheut. Me këtë rast, dëshiroj të përsëris vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë timen dhe të Kuvendit të Shqipërisë për kontributin Tuaj personal të kahershëm në nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Është edhe kontributi Juaj pjesë   kontributi  mbështetja që Italia, fqinji dhe partneri ynë strategjik, ka dhënë dhe po jep për integrimin euroatlantik, në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shpreh bindjen se  qëndrimi i vendosur i Qeverisë Italiane do të mbahet edhe në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Përfitoj nga ky rast tJu shpreh dëshirën time për t'u takuar së afërmi në Shqipëri, si i ftuari im dhe i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.”, shkruhet në letrën e falenderimit të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, drejtuar deputetit të njohur italian Piero Fassino.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale