TIRANË - Parlamenti Evropian ka miratuar dje Rezolutën për Kosovën e hartuar nga raportuesja e PE për Kosovës, Ulrike Lunaçek. Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Integrim Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, i cili, në një postim në Facebook, ka përshëndetur Rezolutën, duke thënë se pas kësaj prêt edhe liberalizmin e regjimit të vizave për Kosovën.
“Parlamenti Evropian sapo miratoi Rezolutën e radhës për Kosovën në Strasburg. Rezoluta përmban kërkesa të qarta për përforcimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës. Mirëpres sidomos vlerësimin pozitiv të Parlamentit Evropian për progresin në zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave, si dhe thirrjet që të gjitha palët e përfshira të bëjnë veprimet e nevojshme në mënyrë që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave gjatë vitit 2016”, shkruan ministri.
/Shqiptarja.com