Inteligjenca artificiale mund të zëvëndësojë njerëzit, shumë profesione rrezikojnë të zhduken nga robotët

Inteligjenca artificiale mund të zëvëndësojë njerëzit, shumë profesione rrezikojnë të zhduken nga robotët

Foto ilustruese

Inteligjenca artificiale është prezente dhe po ndryshon jetën e shumë njerëzve dhe akoma më tepër në dekadën e fundit. Ajo që po shqetëson tashmë njerëzit është fakti që inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë njerëzit edhe në ambientet e tyre të punës. Nga sektori financiar te kujdesi shëndetësor e deri te mediat, një numër i industrive duhen të ndihen të rrezikuara sipas mendimit të eksperteve të fushës.  

Çka do të thotë numri i të papunëve do rritet ndjeshëm. Sipas studimeve të deritanishme, robotët dhe inteligjenca artificiale nuk ka arritur në nivelet më të sakta të detyrave të përcaktuara nga njerëzit, por përsëri ata thonë se duke u përmirësuar mund të zëvendësojnë disa profesione.Aq premtuese janë aftësitë e robotit, sa që Microsoft ka njoftuar se do të bëjë një “investim shumëvjeçar, shumë miliarda dollarësh” në teknologjinë revolucionare, e cila po bëhet ‘më e zgjuar’ çdo ditë e më tepër.

“Inteligjenca artificiale po zëvendëson shumë punonjës. Unë mendoj se askush nuk mund ta ndalojë këtë. Ky nuk është ujk që ulërin, ky është ujku që është te dera”, tha Pengcheng Shi, profesor i në departamentin e informatikës dhe shkencave të informacionit në Institutin e Teknologjisë në Rochester, SHBA.

Tashmë, inteligjenca artificiale po përmirësohet në disa fusha, veçanërisht pas funksionalizimit të ChatGPT – robot inteligjent për bisedë – i cili u lëshua në qarkullim në muajin nëntor dhe është falas për publikun. Akademia amerikane e shkencës u trondit nga lajmi se ChatGPT kishte arritur rezultate më të larta në një provim se sa shumë studentë në shkollën elitare “Penn Wharton”. Pasi Darren Hick, një profesor filozofie në Universitetin Furman të Karolinës së Jugut, kapi një student duke mashtruar me mjetin jashtëzakonisht të popullarizuar, deklaroi se kjo teknologji e kishte lënë “pa mend” dhe e kishte futur në mendime të thella se çfarë mund të sjellë e ardhmja.

Hick dhe shumë të tjerë kanë të drejtë të jenë të shqetësuar, vlerëson Chinmay Hegde, një profesor i i shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë elektrike në Universitetin e NeW Yorkut.

“Disa punë në sektorë të tillë si gazetari, arsim të lartë, dizajn grafik dhe softuerë – këto janë në rrezik ”, paralajmëron Hegde, i cili e cilëson ChatGPT aktual, si “shumë, shumë të mirë, por jo perfekt”. Roboti aktualisht është më efektiv në shkollat e fillore dhe të mesme, por jo edhe në universitete, shtoi ai. Sa i përket arsimit të lartë, si Shi ashtu edhe Hegde, pohojnë se universitetet do të kenë nevojë për mësimdhënës, por profesori i NYU pranoi se, në teori, AI mund të ligjërojë pa pasur nevojë të mbikëqyret.

Financa

“Unë përfundimisht mendoj se kjo do të ndikojë në fushën e tregtisë, por edhe në një bankë investimi. Bankat punësojnë shumë njerëz për t’i publikuar të dhënat në Excel”, shpjegoi ai.

Megjithatë, eksperti është i sigurt se vendimet përfundimtare në fushën e financave do t’i lihen përgjithmonë njerëzve, edhe nëse nuk do të kenë nevojë për Excel.

Inxhinieri softuerike

Në rrezik janë edhe dizajnerët e faqeve të internetit dhe inxhinierët për kodime të thjeshta, paralajmëron Hegde.

“Unë shqetësohem për njerëz të tillë. Tani mund t’i kërkoj ChatGPT të krijojë një ueb-faqe për mua – dhe çdo person, i cili do të mund ta bënte këtë për mua, nuk është më i nevojshëm”, tha ai. 

Media

Teknologjia po has në vështirësi në biznesin e mbledhjes së informacioneve – përpjekjet e fundit të CNET (dhe korrigjimet e mëvonshme në tregimet e saja të krijuara nga kompjuteri) u paraprinë nga The Guardian, i cili i kërkoi softuerit GPT të përshkruante ngjarjet kryesore të vitit 2020 – ku rezultatet ishin kundërthënëse dhe jashtë logjikës së njeriut. Megjithatë, ka një punë për të cilën teknologjia tashmë është shumë e kualifikuar, sipas Hegde.

“Redaktimi i lajmeve është sigurisht diçka në të cilën bën një punë jashtëzakonisht të mirë. Në mbledhjen e informacioneve dhe krijimin e një artikulli, sigurisht që bën një punë vërtetë të mirë”, tha ai, duke vënë në dukje se ChatGPT është i shkëlqyer në krijimin e titujve interesant.

Një mangësi kryesore – shpëtim për reporterët dhe redaktorët e lajmeve, të paktën tani për tani – është paaftësia e mjetit për të kontrolluar faktet në mënyrë efikase, shtoi ai.

Dizajn grafik

Në vitin 2021, zhvilluesi i ChatGPT OpenAI prezantoi një mjet tjetër, DALL-E, i cili mund të gjenerojë imazhe fantastike sipas kërkesave të përdoruesit. DALL-E së bashku me Doppelgangers, Stable Diffusion dhe Midjourney, përbën kërcënim për shumë njerëz në industrinë e dizajnit grafik, thotë Hegde.

“Më parë, ju do të pyesnit një fotograf ose do t’i kërkoni një dizajneri grafik të bëjë një logo për ueb-faqen tuaj. Kjo tani mund të bëhet në mënyrë automatike duke përdorur teknologji të ngjashme me ChatGPT”, vazhdoi ai.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë