Inteligjenca amerikane: Luftimet në Ukrainë do të ngadalësohen në muajt e dimrit

1670148257_KJDSF.PNG

Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.

Megjithatë, nuk ka të dhëna se ka zbehje të rezistencës nga ana e forcave ukrainase, tha drejtoresha e inteligjencës amerikane, Avril Haines.

Ajo tha se të dyja palët po tentojnë të “riparohen, rifurnizohen dhe rindërtohen” për çdo kundërsulm në pranverë.

Ky njoftim vjen pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës kritike të energjisë së Ukrainës.
Lufta në Ukrainë tashmë është në muajin e nëntë, por Rusia ka humbur mbi gjysmën e tokës që pushtoi.

Haines tha gjatë një forumi të mbrojtjes në Kaliforni se shumica e luftimeve aktualisht po zhvillohen përreth Bahmutit në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

Ajo tha se luftimet janë ngadalësuar pas tërheqjes së trupave ruse nga perëndimi i rajonit të Hersonit muajin e kaluar.

“Po shohim një ritëm të reduktuar në konflikt… ne presim që kjo të ketë të ngjarë të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm”, tha ajo.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Moska është goditur me sanksione të ashpra nga Perëndimi, ndërkaq Kievi po furnizohet vazhdimisht me armatime, me qëllim që të përballet me trupat ruse./REL.

Lajmi kryesor:

Lufta/ Diplomatja Amerikane: Putin, jo i sinqertë për bisedimet e paqes! Gjermania mirëpret një tjetër 'valë' refugjatësh! Rusia sulmon lindjen dhe jugun e Ukrainës

S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?

×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës