Ushtarët ukrainas në Kursk kanë humbur terren ditët e fundit, por nuk janë të rrethuar nga forcat ruse, raporton Reuters. Ky vlerësim i agjencive të inteligjencës amerikane i është dhënë Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar dhe kundërshton pretendimet e Vladimir Putin se trupat ukrainase janë të rrethuar në Kursk.
Disa zyrtarë thanë për agjencinë e lajmeve se vlerësimet e inteligjencës amerikane dhe evropiane tregojnë se trupat ukrainase janë përballur me presion të fortë nga forcat ruse, por nuk janë të rrethuara plotësisht.
Një ditë më parë, më 19 Mars, Putin deklaroi se po mposhtnin trupat ukrainase dhe se ushtarët e kapur do të trajtoheshin si terroristë. Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranpi se ushtria e tij është në pozicion të vështirë në Kursk, por mohoi pretendimet e presidentit rus se ata janë rrethuar plotësisht.

Që nga gushti, kur ushtarët ukrainas kaluan kufirin perëndimor të Rusisë në Kursk, Kievi ka humbur pothuajse të gjithë territorin që fitoi. Dikur mbante afër 500 milje katrorë tokë, por tani mban vetëm 20 dhe 30 milje katrorë.
Komente

