Inteligjenca Artificiale, eksperti i IT: Brenda 2030-ës do kalojë atë njerëzore, profesionet nuk rrezikohen por do duhet të përshtaten

Inteligjenca artificiale (IA), një kompjuter me aftësinë për të menduar në mënyrë inteligjente, mund të rrezikojë një numër të madh vendesh pune në të ardhmen. Sipas raporteve pritet që më shumë se rreth 300 milionë njerëz në të gjithë botën të humbasin punën. Por, eksperti i IT-së, Toni Kallanxhi u shpreh se nuk mendon se profesionet rrezikohen nga Inteligjenca Artificiale.

Në një lidhje skype për studion e Report TV me gazetarin Nertil Agalliu, Kallanxhi u shpreh se me këtë risi, do duhet që profesionet të përshtaten. Ai shtoi se pritet që në të ardhmen brenda vitit 2030, Inteligjenca Artificiale ta kalojë atë njerëzore dhe kështu do duhet që shumë persona të bëjnë disa profesione gjatë gjithë jetës së tyre dhe jo të përqendrohen vetëm në një profesion.

“Ne në të ardhmen do arrijmë një pikë, ku inteligjenca artificiale do të kalojë atë humane. Në të ardhmen do na duhet një dije horizontale. Një njeri nuk do bëjë më një profesion siç kanë bërë prindërit tanë që mbaruan shkollën dhe vazhduan punën derisa dolën në profesion. Fatkeqësisht edhe gazetarët edhe ne IT edhe shumë profesionistë të tjerë, do duhet të bëjmë disa profesione gjatë gjithë jetës tonë”- u shpreh Kallahnxi.

Duke iu referuar një eksperimenti të bërë në SHBA ku aplikacioni ChatGPT kishte kaluar me sukses universitetin e Drejtësisë, eksperti u shpreh se në të ardhmen do të ishte e mirë që IA të implementohej në fushën e drejtësisë në Shqipëri për t’u dhënë zgjidhje mbi 42 mijë dosjeve me çështje të pazgjidhura.

“Në një eksperiment që kishin bërë, ChatGPT, kishte kaluar me sukses universitetin e drejtësisë në SHBA. Vitin tjetër mund të jetë ChatGPT plus. Nuk përfundon kurrë dija.  Kjo do ishte mirë të zbatohej në një vend si Shqipëria ku janë mbi 42 mijë dosje të prapambetura. Një IA, mund t’i jepte zgjidhje shumë shqiptarëve. Një IA të fillojë të msojë ligjet e Shqipërisë, do t’i duhet shumë më pak kohë. IA ka edhe një gjë tjetër që është një sistem i pamanipulueshëm”-shtoi eksperti.

Duke iu referuar ndryshimeve që do të sjellë ‘IA’ në jetën e përditshme, Kallanxhi u shpreh se shihte më së shumti anë të mira, sepse sipas tij do të ketë rritje të produktivitetit dhe të prodhimtarisë në kompani të ndryshme.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 10/04/2023 04:25

    Ky derdimeni nuk eshte ekspert.

    Përgjigju
  • XXX: 10/04/2023 02:09

    Ky ekperti eshte nje cop gomari Çfaredolloj inteligjence e krijuar nga njeriu nuk mund ta kaloje inteligjencen njerezore. Asnjehere krijesa nuk mund ta tejkaloje krijuesin. Por debilat qe meren me IT nuk njofin bazat e ligjeve te natyres. Jan aq budallenj sa nuk e kuptojne se shpejtesia ne llogaritje dhe pergjigjet e nje kompjuteri mund te jene baraz me njeriun me te zgjuar ne planet por kursesi te tejkalojne limitet e krijuesit.

    Përgjigju
  • Media: 09/04/2023 18:40

    Media. Ju jeni të parët. Në rrezik profesioni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë