Inteligjenca artificiale do kryejë tenderat publikë, Rama: Neutralizojmë një burim qelbi të korrupsionit

Inovacioni, teknologjia dixhitale dhe inteligjenca artificiale ishin në fokus të episodit të 12-të të sezonit të tretë të PodKastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ku të ftuar ishin Denisa Kele, pedagoge dhe Kushtrim Shala, konsulent inovacioni, drejtues i Shoqatës Kombëtare të Teknologjisë.

“Bota tjetër” ishte tema që zgjodhi kryeministri për të trajtuar në këtë episod, ku nënvizoi disa nga përfitimet e Shqipërisë nga përdorimi i inteligjencës artificiale.

Në këtë drejtim, kryeministri nënvizoi se procesi i prokurimeve publike do të jetë tërësisht dixhital, ku do të bëhet kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit.

Kryeministri Edi Rama tha se te prokurimet e fondeve publike burojnë plot pasoja dhe aty buron edhe pjesa më e neveritshme e korrupsionit. Me modelin e Inteligjencës Artificiale u shpreh Rama, neutralizojmë këtë burim të madh qelbi dhe i kthejmë prokurimet publike në një proces transparent dhe të lexueshëm.

‘Prokurimet që janë një problem që burojnë plot pasoja dhe nga ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Bëjmë mijëra prokurime në vit dhe janë dhjetëra mijëra anëtar komisionesh, njerëz persona që duhet të marrin pjesë. Të gjithë këta njerëz duhet të disponojnë dijen e  nevojshme ligjore për atë gjë që po bëjnë. Nuk mundet dot ata njerëz që futen në ata procedura janë njerëz që bëjnë punë tjetër por futen në të procedurë.

Me modelin Inteligjencës Artificiale ne mund ta kapërcejmë komplet. Duke e kapërcyer komplet, s’kemi më nevojë për këtë konsum të madh energjish të bëjmë këto procese dhe nga ana tjetër neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelibi. E kthejmë prokurimin e  fondeve publike në një proces transparent dhe të thjeshtë dhe të lexueshëm. Tashmë ato të gjitha qindra mijëra veprime që duhet të bëjnë në këtë proces i bën algoritmi.

Nuk është vetëm kjo plot gjëra të tjera janë të mundura dhe po punojmë në disa drejtime që të përdorim Inteligjencën Artficiale dhe për ti dhënë vetes mundësia që nuk do të mund t’i imagjinonim.’- tha Rama.

Ndërkohë për pedagogen Denisa Kele Shqipëria ka të gjitha kapacitetet që të kthehet në një shtet teknologjik.

“Kemi mundësinë të jemi një vend më ‘tecno friendly’, e kemi kemi mundësinë për të pasur burimet njerëzore, për të qenë një shtet dixhital. Shqipëria mund të jetë një shtet teknologjik, i ka të gjitha kapacitetet e duhura për të qenë”, tha ajo.

Ndërsa për drejtuesin e Shoqatës Kombëtare të Teknologjisë, Kushtrim Shala është e rëndësishme promovimi i talenteve të reja.

“Ne kemi ndërtuar edhe një qendër laboratorike të inovacionit që targeton fëmijët e moshës 9-15 vjeç që të rrisnim sadopak konkurrencën rajonale për këtë garë inovacioni. Sot jemi në një mozaik aktivitetesh që mbështesin start up-et dhe të rinjtë”, tha ai.

Qeveria miratoi në dhjetor të vitit të shkuar projekligjin lidhur me procesin e prokurimeve publike, i cili do të jetë tërësisht digjital. Risi në këtë projektligj është kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit. Po ashtu, blerjet dhe ankandet do të bëhen duke përdorur teknologji të avancuar digjitale edhe inteligjencën artificiale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali POLO: 14/04/2024 13:05

    Athere kur bën korrupsion inteligjenca artificiale ???? përfitojnë inteligjenca biologjike e politikës ! Pasi janë këta ustallarët e IT

    Përgjigju
  • Iris: 14/04/2024 03:48

    Po pse programimet e AI,kush i krijojne,njerezit i krijojne.Shqipot do ja gjejne anen dhe AI.

    Përgjigju
  • Tigri artifical: 13/04/2024 15:56

    E hengri inteligjenca artificiale burgun tani,leket do i vjedhin te tjeret e burgun do e haj inteligjenca artificiale,bravo dhe mire ti behet

    Përgjigju
  • San Giovanni: 13/04/2024 11:46

    Hahahahaha dmth nuk do kemi cilin të fusim në burg tani?!

    Përgjigju
  • Rambo: 13/04/2024 09:53

    Ha ha ha. Humor i zi.

    Përgjigju
  • Or tej: 13/04/2024 09:51

    E dime shume mire qe cfare do lloj qenie, rrace apo inteligjence e ben me mire se sa shqiptaret ate pune or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!