Inteligjenca Artificiale, studimi i ri
rrit shqetësimet për rreziqet

Inteligjenca Artificiale, studimi i ri<br />rrit shqetësimet për rreziqet<br>
“Inteligjenca artificiale mund të përdoret për ti kther dronët komercial të cilët mund të blehen nga çdokush në armë, për të përhapur propagandë si dhe për të kryer sulme kibernetike të shkallës së gjerë”, ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga Univerisiteti i Kambrixhit.

Sipas studimit përdorimi i inteligjencës artificiale me qëllime keqëdashëse është shumë më pranë nga sa e mendonim. Autorët e studimit janë shprehur se inteligjenca artificiale do të sjelli një ndryshim shumë të madh në shumë fusha të jetës, sidomos në atë të sigurisë dhe këto ndryshime do të ndodhin brenda 5 ose 10 viteve të ardhshme.

 Gjithashtu studiuesit kanë nxitur qeveritë dhe kompanitë industriale të cilat janë të përfshira në zhvillimin e kësaj teknologjie që të fillojë të marrin masa  të cilat do të shmangnin keqpërdorimin e Inteligjencës artificiale, pasi sipas tyre rrezigjet janë reale.

Studimi ka ngritur shqetësime edhe për sa i përket privatësisë individuale, pasi zhvillimi i inteligjencës artificiale mundëson survejimin në çdo kohë dhe në çdo vend të  qytetarëve. Edhe më herët komunitetet shkencore kanë ngritur shqetësimi për sa i përket inteligjencës artificiale, duke kërkuar nga qeveritë që të fillonin të merrnin masa kundër një keqpërdorimi të mundshëm të saj.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore