Agjencia e inteligjencës së Republikës Çeke tha të martën se aktivitetet e spiunazhit rus në territorin e saj ishin goditur gjatë vitit 2020, sidomos nga kufizimet e vendosura si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Në raportin e tij vjetor, kjo agjenci tha se kufizimet kishin reduktuar "mundësitë për shkëmbime të inteligjencës në fushat tradicionale të interesit, të tilla si politika, sfera akademike apo tregtia".
Por, Agjencia e Inteligjencës çeke po ashtu raportoi një rritje të interesit rus për të kontaktuar entitetet çeke pro-ruse dhe entitete anti-sistem në këtë shtet duke tentuar të vendosë kontakte.
“Rusia synon të përdorë territorin çek për të fituar akses me shtetasit çekë, por edhe për të krijuar kontakte me shtetas të huaj”, tha Agjencia e Inteligjencës së Çekisë, duke shtuar se Rusia gjithashtu kishte vazhduar sulmet kibernetike ndaj objektivave të këtij shteti, raporton AFP.
Raporti i kësaj agjencie po ashtu tha se Kina mbeti një "kërcënim kompleks i inteligjencës në rritje" me spiunët e saj duke përdorur mbulesë diplomatike dhe gazetareske.
“Aktivitetet e inteligjencës kineze ishin më intensive në fushën e politikës dhe inteligjencës shkencore dhe teknike”, thuhet në raport. Shërbimi i inteligjencës tha gjithashtu se neveria ndaj kufizimeve të COVID-19 kishte shkaktuar një "lëvizje të mohimit të COVID-it" në Republikën Çeke duke vënë në dyshim masat e marra nga qeveria dhe seriozitetin e vetë sëmundjes./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1864
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit? CIA nxjerr raportin
26 Janar, 10:05
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53