Rusia duhet të zgjerojë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore dhe të përmirësojë koordinimin midis agjencive të sigurisë dhe atyre civile, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë me agjencinë e lajmeve Vesti.
"Ne do ta përmirësojmë sistemin e mbrojtjes ajrore dhe do të zgjerojmë aftësitë e tij. Ne duhet të përmirësojmë koordinimin midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive civile në të gjitha nivelet dhe të shfrytëzojmë aftësitë e ndërmarrjeve shtetërore dhe private", deklaroi udhëheqësi i Kremlinit, siç raportohet nga RIA Novosti.
Komentet e Putin vijnë pasi Ukraina gjatë muajve të fundit i ka zgjeruar sulmet brenda territorit rus, duke goditur me dronë disa prej objekteve kyçe industriale të Rusisë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Sulmet ukrainase po dëmtojnë ekonominë tonë, por përgjigjja do të jetë shkatërruese! Macron: Më shumë raketa interceptuese për Kievin






