Inteligjenca ukrainase: Sulmi me dron në bazën ajrore Pskov u bë nga brenda Rusisë

Inteligjenca ukrainase: Sulmi me dron në bazën ajrore Pskov u bë nga brenda Rusisë

1693584660_453.jpg

Sulmi me dron në një bazë ajrore në qytetin rus të Pskov të martën u nis nga brenda Rusisë, tha shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov.

Ai tha se dy avionë mallrash të kompanisë Ilyushin u shkatërruan dhe dy u dëmtuan. Rusia thotë se katër janë dëmtuar.

Budanov nuk tha nëse sulmi ishte kryer nga operativë ukrainas apo rusë, raporton BBC.

Sulmet me dronë të Ukrainës ndaj Rusisë ndodhin pothuajse çdo ditë. Ajo kishte pranuar tashmë sulmin në Pskov.
Por komentet e z. Budanov duket se i japin fund spekulimeve se ajo ishte shkaktuar nga një armë me rreze të gjatë.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të enjten se një armë e prodhimit ukrainas kishte goditur një objektiv në një distancë prej 700 km. Pskov është afërsisht 500 km nga kufiri ukrainas.

“Ne po punojmë nga territori i Rusisë”, tha Budanov për faqen e internetit të Zonës së Luftës të enjten, pa thënë se çfarë lloji apo sasie të dronëve janë përdorur.

Sulmet me dronë në disa zona në Rusi vazhduan gjatë natës të së enjtes deri të premten.

Raporte të pakonfirmuara thonë se një fabrikë që prodhon pjesë elektronike për raketa në qytetin Lyubertsy jashtë Moskës është goditur.

Megjithatë, kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha në kanalin e tij Telegram se dronët mbi Lyubertsy u rrëzuan pa shkaktuar dëme apo viktima.

Ashtu si me sulmet e mëparshme në zonën e Moskës, një numër fluturimesh nga aeroportet e Moskës u vonuan ose u anuluan të premten në mëngjes.

Guvernatori i rajonit të Kurskut, Roman Starovoyt tha se një ndërtesë banimi dhe një ndërtesë administrative ishin goditur në qytetin e Kurchatov, afër centralit bërthamor të Kursk.

Instituti për Studimin e Luftës tha të enjten se përparime u bënë pranë Bakhmutit në lindje, si dhe në perëndim të rajonit të Zaporizhzhia.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se gjatë 72 orëve të fundit ata kanë parë një përparim të dukshëm nga ushtria ukrainase në kundërsulmimin e saj, veçanërisht në jug të Zaporizhzhia.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Alarm për bomba në shkollat e Kievit! Moska: Sistemi i raketave Sarmat vihet në gatishmëri! SHBA: Suksese të dukshme të Ukrainës në 72 orë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar