Intensifikohen luftimet mes Izraelit dhe palestinezëve
Raketa palestineze në drejtim të Izraelit
Ekstremistë palestinezë hodhën qindra raketa nga Rripi i Gazës në Izrael të mërkurën, ndërsa Izraeli vazhdoi sulmet ajrore që kanë shkaktuar vdekjen e 23 palestinezëve, përfshirë tre ekstremiste me peshë dhe të paktën 10 civilë.
Një stacion televiziv shtetëror egjiptian njoftoi se Egjipti, që shpesh ka negociuar mes palëve, po ndërmjetësonte një armëpushim. Por përpjekjet për armëpushim u duk se po dështonin pasi luftimet u intensifikuan të mërkurën vonë dhe asnjëra palë nuk tregoi ndonjë shenjë tërheqjeje.
Në orët e para të së enjtes, ushtria izraelite tha se vuri në shënjestër komandantin e skuadrës së raketave të Xhihadit Islamik, Ali Ghali në një sulm ajror ndaj një ndërtese në Rripin jugor të Gazës. Ushtria tha se ai ishte fshehur në një apartament dhe se dy militantë të tjerë nga grupi u vranë gjithashtu në sulmin ajror ndaj një kompleksi banesash në Khan Younis.
Ghali urdhëroi dhe mori pjesë në sulmet me raketa kundër Izraelit në muajt e fundit. Në një fjalim në televizion, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Izraeli u kishte dhënë një goditje të ashpër militantëve, por ase përpjekjet nuk kanë përfunduar.
“Ne u themi terroristëve dhe atyre që i dërgojnë. Ju shohim kudo. Ju nuk mund të fshiheni, dhe ne e zgjedhim momentin dhe kohën për t'ju goditur", tha ai.
Luftimet e fundit ishin më të ashprat mes palëve muajt e fundit. Por në një shenjë se të dyja palët po përpiqeshin të shfaqnin vetëpërmbajtje, Izraeli shmangu sulmet ndaj grupit militant Hamas në pushtet, duke vënë në shënjestër vetëm fraksionin më të vogël dhe më ekstremist të Xhihadit Islamik.
Izraeli dhe Hamasi janë angazhuar në katër luftra që kur grupi militant islamik mori kontrollin e Gazës në vitin 2007./ VOA
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
51.6%
-
Jo
42.7%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 3420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulm me thikë në Tel Aviv, 1 i plagosur, sulmuesi vritet me armë zjarri nga një civil! Dyshohet për akt terrorist (VIDEO)
18 Janar, 16:26
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Qeveria izraelite miraton armëpushimin me Hamasin, nesër shkëmbimi i parë i pengjeve! Netanyahu: Ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
18 Janar, 07:35
-
Kabineti i sigurisë i Izraelit miraton marrëveshjen me Hamasin
17 Janar, 15:51
-
Izraeli e Hamasi nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit! Kabineti i sigurisë së shtetit hebre e miraton, pritet qeveria! Të dielën lirohen 3 gratë e para të marra peng
17 Janar, 10:29
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
VIDEOLAJM/ Po raportonte për marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, gazetari heq jelekun antiplumb dhe helmetën
16 Janar, 11:40
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Marrëveshje Hamas-Izrael pas 467 ditësh luftë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon! Katari: Armëpushim që nga e diela! Festë në Gaza (VIDEO)
15 Janar, 18:21
-
Armëpushim në Rripin e Gazës/ Hamasi do lirojë 33 pengje izraelite
15 Janar, 15:05
-
VIDEOLAJM/ Izrael, raketa Houthi e rrëzuar nga mbrojtja ajrore përplaset në një shtëpi
14 Janar, 14:01