Zjarri në Krujë ka marrë hov të ri. Vatra e zjarrit, e favorizuar nga era është shpërndarë dhe kërcënon një numër të konsiderueshëm banesash në disa lagje si Lluban e Barabit.
Në këto zona është lëshuar urdhër evakuimi duke u dhënë prioritet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara.
Urdhri i evakuimit
Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë.
Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.
Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.
Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave.
Lajmi kryesor:
Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Nis evakuimi i banorëve, arrestohet autori i zjarrit (EMRI + VIDEO)











