Interforca italiane kontroll me avion për kanabis në Tepelenë
Drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Çako së bashku me vartësit e tij kanë ndjekur nga afër me avion të interforcës italiane një operacion kontrolli antikanabis në zonën e Tepelenës VIDEO
Drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Çako së bashku me vartësit e tij Drejtorin i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato si dhe Drejtorin e Misionit Interforza Dr. Michele GRILLO ndoqën një nga operacionet anti-kanabis në zonën e Tepelenës.
Operacioni u zhvillua në kuadër të zbatimit të protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Italisë, për monitorimin ajror me avionë të posaçëm të Guardia di Finanza me teknologjinë më të fundit. Bashkëpunimi me Guardia di Finanza dhe Universitetin e Napolit ka filluar në vitin 2012 dhe nga viti në vit ka sjellë një rritje të forcës goditëse të Policisë së Shtetit ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit.
Në operacionin e rradhës u angazhuan rreth 50 forca policore dhe u shkatërruan më shumë se 6.100 bimë narkotike në këtë zonë me parcela.Këtë vit fenomeni i kultivimit, për shkak të operacioneve të vitit të kaluar në Lazarat dhe Dukagjin, por edhe në të gjithë territorin e vendit, ka pësuar një ndryshim, është reduktuar sipërfaqja e kultivueshme, por janë rritur parcelat e dimensioneve të vogla.
Nga 1 janari deri në 22 korrik 2015, janë asgjesuar 261.699 bimë narkotike kannabis sattiva ndërkohë në 2014-tën, janë asgjesuar 530.177 bimë narkotike kannabis sativa.