Interi 70 mln euro për Belottin
De Rossi te Roma deri në vitin 2019

Interi 70 mln euro për Belottin<br />De Rossi te Roma deri në vitin 2019
Andrea Belottin e duan të gjithë. Tashmë edhe Interi e shënon emrin në garën për blerjen e kartonit të sulmuesit italian të Torinos. Sipas të përditshmes “Tuttosport”,  zikaltrit iu kanë ofruar drejtuesve të klubit “granata”, 70 milionë euro, si dhe Ranocchian, Santon e një futbollist tjetër. Por problemi për Interin dhe “Suning” është pikërisht presidenti i Torinos, Cairo, i cili vazhdon t’u rezistojë ofertave që vijnë për Belottin, duke e refuzuar edhe këtë propozim të fundit.

Andrea Belotti me Torinon ka një kontratë ku është e përfshirë një klauzolë për zgjidhjen e saj prej 100 milionë eurosh, që vlen vetëm për klubet jashtë Italisë, e Cairo dëshiron që ta mbajë atë edhe për të paktën një sezon tjetër. Nga ana tjetër, edhe vet Belotti është shprehur i gatshëm që të qëndrojë në Torino, për ta drejtuar skuadrën drejt Europa League, e për të fituar një vend në përfaqësuesen italiane për Botërorin 2018. Por propozimet që vijnë nga klubet më të rëndësishme europiane, sidomos nga ato angleze, janë shumë tunduese dhe nuk dihet sesa do të mund t’u rezistojë sulmuesi italian.

Dashuria e Daniele De Rossit për Romën nuk ka fund. Një muaj para skadimit të kontratës, kapiteni i ri i i verdhekuqve firmosi zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2019. Zyrtarizimi u bë nga vetë klubi nëpërmjet Facebook-ut, kur De Rossi iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve të tifozëve. “Jam i mbushur me tatuazhe, por duart i kam të lira për të firmosur qetësisht kontratat”, – ishte një nga batutat e futbollistit të kombëtares italiane. “Firmosa në këtë moment, por marrëveshjen e kishim arritur prej kohësh.

Nuk doja ta ndaja me ju këtë lajm të Dielën për të respektuar një tjetër histori që po mbyllej apo që mund të mos përfundojë kurrë. Po t’i jepja edhe unë lamtumirën, do të ishte shumë ë rëndë për tifozët”. Fjala është për lamtumirën e Francesco Tottit, që ndaj Genoas në “Olimpico” zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me Romën. Një ditë më parë kishte rinovuar kontratën me verdhekuqtë edhe Strootman, të cilin De Rossi e konsideroi pasuesin ideal të Tottit. Me tëj kapiteni verdhekuq shtoi se ka zhvilluar një nga tre sezonet më të mirë dhe kjo është meritë edhe e trajnerit Spalletti.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator