Interi bën goleadë ndaj Chievos 
Milan "X" me vendin e fundit

Interi bën goleadë ndaj Chievos <br />Milan "X" me vendin e fundit<br>
Interi merr i vetëm komandën e Serisë A në Itali. Zikaltërit përfituan nga humbja e Napolit duke mundur 5-0 Kievon në "San Siro" dhe me 39 pikë janë të vetëm në kryesim. Skuadra e Spaletit kishte shansin te ishte ne krye dhe nuk mund te gabonte ne nje ndeshje qe e fitoi me goleadë.

Interi e shtypi Kievon pasi fitoi 5-0 dhe ai që shkëlqeu ishte kroati Ivan Perisic me tre gola të shënuar. Perisic shënoi golin e parë të takimit që në minutën e 23-të ndërsa një tjetër gol shënoi edhe kapiteni Mauro Ikardi dhe pjesa e parë u mbyll 2-0.

Në fraksionin e dytë zikaltërit thelluan epërsinë duke u argëtuar me gola.

Përisic në minutën e 57-të shënoi golin e tretë të ndëshjes. Kievo nuk i bente dot ballë furisë së Interit dhe në minutën e 60-të vjen goli i katërt me mbrojtësin Shkrinjar.

Gjithsesi do të ishte ndeshja e Perisic dhe kroati në kohën shtesë shënon golin e pestë të ndeshjes dhe të tretin personal. Interi mposht me goleadë Kievon 5-0 dhe me 39 pikë mban vendin e parë. Në 15 ndeshje zikaltërit kanë siguruar 12 fitore dhe 3 barazime.

Tashmë vëmendja është e përqëndruar tek supersfida e së shtunës Juventus-Inter.

Ndërkaq Gatuzo debutoi me barazim në pankinën e Milanit. Kuqezinjtë barazuan 2-2 ndaj Beneventos së Memushajt, e cila mban vendin e fundit.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Lule në vend të librave, nxënësit homazhe në shkollën e dy vajzave që u hodhën në lumin Bunë me nënën

Shkodër/ Lule në vend të librave, nxënësit homazhe në shkollën e dy vajzave që u hodhën në lumin Bunë me nënën