Arsenali është mes 16 ekipeve më të mira të Europa League pasi kaloi turin falë fitores së thellë me rezultatin 3-0 mbrëmjen e sotme përballë BATE Borisovit.
Në fushë për ekipin e Arsenalit kanë qenë edhe dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Mustafi që kanë bërë një paraqitje shumë të mirë.
Mustafi shënoi njërin nga dy golat, ndërsa Granit Xhaka dhuroi dy asiste, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe një përplasje në kufijtë e fizikes me lojtarin serb Bojan Dubajic, pasi ky i fundit ndërhyri ashpër ndaj Nacho Monreal.
Ndërkohë që përpos Arsenalit në turin tjetër kaloi edhe Interi që fitoi 4-0 përballë Rapidit të Vjenës, por edhe Napoli, Dinamo Zagreb, Valencia dhe Chelsea nga ekipet e mëdha.