Sezonin e kaluar, duke marrë parasysh vetëm shpërblimet e UEFA-s (pa biletarinë shumëmilionëshe), arkat e klubit mblodhën mbi 136 milionë euro, ndërsa këtë vit do të ndalen në pak mbi 71 milionë euro.

Kualifikimi për në 1/8 e finaleve të Champions League ishte një mision shumë i rëndësishëm për Interin, për t’u konfirmuar në Evropë pas dy finaleve në tre sezonet e fundit, për të mos dëmtuar qetësinë e gjetur nga skuadra në kampionat, por më shumë për të kënaqur Oaktree me arkëtimin e rreth 15 milionë euro të ardhura të sigurta dhe me shumë mundësi edhe miliona të tjerave.

Në sezonin e kaluar në arenën evropiane, e mbyllur me finalen katastrofike të Mynihut, Interi arriti të arkëtojë një shifër të majme prej 136.6 milionë eurosh vetëm nga shpërblimet e akorduara nga UEFA, një thesar i vërtetë ky për të sistemuar bilancin financiar të klubit dhe për të investuar në merkato. Është një shifër e konsiderueshme, së cilës ajo e përfituar këtë sezon as nuk u afrohet.

Në fakt, të ardhurat e Interit nga Liga e Kampioneve e këtij viti janë 71.27 milionë euro, 65.33 milionë euro më pak se sezonin e kaluar. Sigurisht askush nuk thotë se skuadra e Chivut do të kishte arritur sërish në finale apo do të kishte përfituar sërish 136 milionë eurot e vitit të kaluar, por eliminimi nga Bodo/Glimt e përafroi lamtumirën e zikaltërve nga Liga e Kampioneve dhe llogaritë mbyllen këtu.

Një humbje që është shumë e rëndë jo vetëm për skuadrën, por edhe për arkat e klubit që tani kërkon të mbulojë mungesën e të ardhurave me titullin kampion në Serie A dhe Kupën e Italisë. /Gazzetta Dello Sport


Lajmi kryesor:

Eliminimi i Interit nga Champions League, Chivu: Jemi të trishtuar, na mungoi energjia! Bodo ka luajtur katër ndeshje në tre muajt e fundit