Interi fiton derbin e parë sezonal
Magjia e Guarin mposht Milanin

Interi fiton derbin e parë sezonal<br />Magjia e Guarin mposht Milanin
Interi fiton derbin e parë sezonal kundër Milanit dhe fluturon në krye të kampionatit Italian me pikë të plota. Në një “San Siro” të tejmbushur skuadra e Mancinit fiton 1-0 falë një goli të shënuar nga Guarin në minutën e 58-të që mposht Diego Lopez me një të majtë të fortë dhe të saktë.
 
Kuqezinjtë reagojnë madje godasin edhe shtyllën me Balotellin që godet edhe shtyllën. Tre fitore në tre ndeshje për zikaltërit dhe 9 pikë të plota duke marrë të vetëm kreun e tabelës.

Mancini: Fituam por kampionati ende i gjatë
Trajneri i Interit Roberto Mancini është i kënaqur për derbin e fituar por pavarëisht se skuadra e tij është e vetme në vend të parë ai kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Ishte e rëndësishme të fitonim.Kam parë gjëra të mira nga lojtarët e mi por edhe gabime,gjithsesi jemi në fillim të seoznit dhe ende nuk jemi në maksimum.Klasifikimi në këtë moment nuk ka shumë rëndësi” përfundon Mancini.

mancini

Mihajlovic: Humbje që “djeg”, luajtëm mirë

Tek Milani gota është gjysmë plot.Është pësuar një humbje që “djeg” sepse nuk e meritonim. Trajneri Mihajlovic sqaron se Milani ka luajtur më mirë se Interi dhe ka treguar se është rritur në krahasim me dy ndeshjet e para.
 
Serbi e mbyll duke thënë: “Më vjen keq vetëm për rezultatin por unë shoh paraqitjen e skuadrës që më kënaq”.

mihajlovic

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim