Juventusi fiton përballë Interit me rezultatin 1-2 edhe me formacionin e dytë në fushë. “Zonja e Vjetër” është ekipi i momentit, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Pas eliminimit të Realit, merr një fitore dhuratë nga Interi me të njëjtin autor.

Sulmuesi i huazuar nga Reali, Morata shënoi golin e fitores përballë Interit, por ndryshe nga ndeshja e Champions League këtë herë falë një gabimi trashanik të Handanovic, që gaboi në pritjen e topit. Interi kaloi i pari në avantazh me Icardin, por Markizio me penallti dhe Morata fundosën akoma më shumë Interin këtë edicion.

d.b/shqiptarja.com