Interi monitoron Ergys Kaçen
Taulanti “kërcënon” Granitin 

Interi monitoron Ergys Kaçen<br />Taulanti “kërcënon” Granitin 
Shqiptarët po kolonializojnë futbollin italian nga njëri edicion në tjetrin. Emri i fundit që ka dal në skenë është Ergys Kaçe. Mesfushori shqiptar që luan në Greqi me PAOK është vendosur në objektiv të ekipit të Interit në Serie A.

Faqja shumë pranë klubit zikaltër FcInter News, njofton se klubi i Erick Thohir është vënë në gjurmët e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare.

PAOK kërkon rreth 4 milionë euro për kartonin e tij, por nënvizohet gjithashtu dhe fakti se Kaçe nuk ka ndër mend për të rinovuar kontratën e tij që skadon në 2017.

Lojtari e ka shprehur hapur dëshirën për të vazhduar karrierën në Itali, por ekipi i preferuar në Serie A është Milani, ndërsa oferta vjen nga rivalët.

Dueli familjar
Taulant Xhaka ka folur për të përditshmen zvicerane ‘Blick’ për përballjen me Shqipërinë në Francë dhe konkretisht me vëllanë, Granitin që mbron ngjyrat ‘helvete’. “Situata është shumë e vështirë. Jo vetëm për mua, por për gjithë familjen.

Por, kurrë nuk do ndryshoj stilin e lojës dhe do dëshiroja që të fitonte Shqipëria. A ndeshem kundër vëllait tim ose jo, kjo nuk ka rëndësi për mua. Por normalisht nuk dua ta lëndoj as vëllanë tim dhe asnjë lojtar tjetër.

Ne mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari, pasi ne kemi fituar edhe kombëtare si Portugalia. Franca dhe Zvicra kanë lojtarë individualë më të mirë sesa ne, por puna në grup është më e avancuar te Shqipëria”tha Taulanti. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim