Interi luan sot në orën 15:00 kundër Veronës ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë sezon. Zikaltërit kanë dy javë që e kanë siguruar titullin e 21-të kampion në Serie A dhe kjo pasdite në Milano do të jetë festive.
Tanimë festa në 'Meazza' ka nisur, me stadiumin që është kthyer në një ambient festiv me disa nga DJ dhe artistët më të njohur në Itali. 21 miq nga bota zikaltër e artistëve do të argëtojnë tifozët nga ora 12:30 deri në 14:30, përpara se futbollistët e Interit të dalin në fushë së pari me trofeun e Kupës së Italisë mes një koreografie që pritet e veçantë.
Pas orës 17:00 është programuar parada në stadium e futbollistëve zikaltër për medaljet e arta të kampionit dhe ngritjen lart të trofeut të Serie A. Pas orës 18:30 skuadra dhe drejtuesit e Interit të bëjnë një paradë me autobus të hapur në rrugët e Milanos, teksa mediet në Itali bëjnë me dije se mund të jenë nga 250-300 mijë tifozë në rrugë.
Mbërritja në 'Duomo' pritet të bëhet mes orës 22:30 ose 23:00 të mbrëmjes, nga ku futbollistët do të ngjiten në një nga ballkonet pranë dhe do të përshëndesin tifozët mes këngëve dhe fishekzjarreve.
Lajmi kryesor:
Serie A/ Sot zhvillohet raundi i parafundit, pesë ndeshje në orën 12:00! Spikat derbi Roma - Lazio, Interi do të festojë titullin kampion në rrugët e Milanos








