Serie A e futbollit në Itali do ta zhvillojë të gjithë raundin e 37-të, ose të parafundit të sezonit, këtë të dielë në katër orare të ndryshme. Gara në elitën e futbollit italian bëhet për zonën evropiane dhe ekipin e fundit që do rrëzohet në Serie B, pasi Interi e ka siguruar titullin kampion dy javë më parë dhe sot do të festojë me tifozët në stadiumin 'Meazza' dhe në rrugët e Milanos për shkak se kjo është ndeshja e fundit në shtëpi.
Pesë takimet e para të ditës do të fillojnë në një orë jo shumë të zakonshme për futbollin në Itali, në orën 12:00. Për shkak se pranë stadiumit 'Olimpico' në Romë në orën 17:00 do të zhvillohet finalja e tenisit 'Italian Open' mes Sinner dhe Ruud, derbi mes Romës dhe Lazios do të fillojë në orën 12:00. Veç këtij dueli, po në këtë orar do të luhen edhe sfidat e skuadrave në garë për një vend në Evropë; Como - Parma, Genoa - Milan, Juventus - Fiorentina dhe Pisa - Napoli.
Interi do të përballet me Veronën e rrëzuar në Serie B në orën 15:00. Përpara ndeshjes në 'Giuseppe Meazza' do të ketë festë, ndërsa pas ndeshjes do të ndahen medaljet dhe trofeu i kampionit në Serie A, me festën që do të vijojë në rrugët e Milanos me autobus të hapur, për të përfunduar pas orës 22:30 në 'Duomo', ku futbollistët do të ngjiten në një nga tarracat për të përshëndetur tifozët.
Në 18:00 do të luhet Atalanta - Bologna. Në orën 20:45 do të marrin jetë tre ndeshjet e fundit për këtë të dielë në Serie A. Cagliari do të përballet me Torinon, Sassuolo pret Leccen, ndërsa Udinese përballet me Cremonesen.
Serie A e futbollit në Itali do ta zhvillojë raundin e fundit, atë të 38-të të dielën e javës që vjen, ku do të mësohen edhe verdiktet finale për Evropën dhe mbijetesën.
Serie A, raundi i 37-të (i parafundit):
E diel, 17 maj 2026
12:00
Como - Parma
Genoa - Milan
Juventus - Fiorentina
Pisa - Napoli
18:00 Atalanta - Bologna
20:45
Cagliari - Torino
Sassuolo - Lecce
Udinese - Cremonese
Renditja:
Komente









