Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 19-të, me ndeshjet që po zhvillohen në mesjavë. Të mërkurën në fushë dolën dhjetë skuadra, teksa tri pikë shkuan për Interin, Atalantën dhe Udinesen. Surprizën e bëri Verona që ndali 2-2 Napolin në "Maradona". Sot luhen dy ndeshjet e fundit të këtij raundi, Cremonese - Cagliari dhe Milan - Genoa.
Në "Ennio Tardini", vendasit e Parmës u mposhtën 0-2 nga Interi. Zikaltërit siguruan fitoren e gjashtë radhazi në kampionat dhe mbeten në krye të Serie A. Qysh prej humbjes 0-1 në derbin kundër Milanit më 23 nëntor 2025, Interi nuk njeh humbje në kampionat. Në Parma golat për Interin u shënuan nga Dimraco në minutën e 42-të dhe Marcus Thuram në shtesën e tetë të ndeshjes.
Befasi në "Maradona". Kampionët në fuqi të Serie A, Napoli, u ndal në barazimin 2-2 nga Verona. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Frese dhe Orban (11 m) duke befasuar tifozët dhe futbollistët e Contes. Në fraksionin e dytë Napoli e mori veten dhe shënoi me McTominay e Di Lorenzo, teksa një gol iu anulua nga VAR për prekje të topit me dorë nga Hojlund. Hap fals për Napolin në shtëpi që sheh Interin t'i largohet në garën për titullin kampion.
Në "Renato Dall'Ara" Bologna u mposht 0-2 nga Atalanta. Për miqtë gjatë gjithë ndeshjes në qendër të mbrojtjes luajti Berat Gjimshiti i cili ishte ndër më të mirët në fushë, i vlerësuar me notën 7.6 nga "Flashscore". Nikola Krstovic ishte autori i dopietës për bergamaskët.
Milani luan sot kundër Genoas në shtëpi dhe ka shanse të afrohet me kryesuesit e Interit. Si zikaltërit, Milani, Napoli dhe Como kanë nga një ndeshje më pak, pasi në fundin e vitit të shkuar u impenjuan në Superkupën e Italisë në Riad.
Serie A, raundi 19-të:
E mërkurë, 07 janar 2026
Bologna 0-2 Atalanta
Napoli 2-2 Verona
Lazio 2-2 Fiorentina
Parma 0-2 Inter
E enjte, 08 janar 2026:
18:30 Cremonese - Cagliari
20:45 Milan - Genoa
Renditja:

Komente