Pas të martës, “Champions League” pritet të dhurojë sonte një tjetër natë të mbushur me futboll magjik. Sinonimi I këtyre pritshmërive është supersfida Barcelona-Inter, me ziklatërit të cilët do të rikthehen në ”Camp Nou”, aty ku para 8 vitesh pavarësisht humbjes siguruan finalen e “Champions League”.
Gjithsesi sonte do të jetë një histori komplet ndryshe, pasi që nga ajo kohë kanë mbetur pak protagonist, asnjë nga ana e Interit. Kampionët e Spanjës janë favoritët e këtij 90-t minutëshi, por përballë zikaltërve do të jetë I padisponueshëm Lionel Messi. Ndërkohë që për italianët mungon Radia Naingolan, I dëmtuar në derbin e së dielës kundër Milanit. Në prag të sfidës kapiteni i Interit Mauro Icardi është shprehur:
Të luash kundër Barcelonës është diçka speciale sepse këtu ka filluar karriera ime. Më vjen keq që nuk është Messi, por ne do ta shfrytëzojmë këtë për të fituar.
Mauro Icardi
Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim me 6 pikë pas fitoreve në dy takimet e para të fazës së grupeve.
Jo më pak interesante pritet të jetë sfida në kryeqytetit francez mes Paris SG dhe Napolit. Të dyja skuadrat së bashku me Liverpool janë në kuotën e tre pikëve, ndaj ky takim do të përcaktojë shumë për fatet e grupit C. Kampionët e Frances duke iu referuar yjeve që kanë në përbërje janë dukshëm më të favorizuar, por nga ana tjetër eksperienca e Anchelotti-t mund të bëjë diferencën. Në “Anfield” ndërkohë do të luhet sfida tjetër e këtij grupi mes Liverpool dhe Cërvena Zvezdan.
Një sy duhet mbajtur edhe në “Sigal Iduna Park”, pasi Borusia Dortmund do të presë Atletico Madridin. Të dy skuadrat kanë marrë pikë të plota në dy ndeshjet e para të Grupit A dhe sonte përballen për të përcaktuar vendin e parë. Në Grupin D ndërkohë Lokomotiva e Moskës pret në shtëpi Porton, ndërsa Shalke udhëton në Stamboll për t’u përbalur me Galatasaray-in.