ITALI - Serie A e futbollit zhvilloi të mërkurën dy nga ndeshjet e prapambetura të vlefshme për raundin e 16-të të sezonit. Interi siguroi tri pikë kundër Lecces, ndërsa Parma ia doli të ndalte në barazim pa gola kampionët në fuqi të Napolit në udhëtim. Këtë të enjte luhen dy duele të tjera, Verona - Bologna dhe Como - Milan. Kuqezinjtë janë në presion për tri pikët, nëse nuk duan që Interi të shkëputet në krye të klasifikimit.

Në "Giuseppe Meazza" Interi ia doli të merrte tri pikë kundër Lecces falë një goli të Francesco Espositos në minutën e 78-të të ndeshjes (1-0). Sulmuesi i ri u hodh në fushë në minutën e 56-të dhe rezultoi një goditje e zgjuar e trajnerit Chivu. Me 46 pikë Interi mbetet në krye të Serie A me gjashtë pikë më shumë se ndjekësit e Milanit, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak, atë kundër Comos që luhet sot.

Në "Maradona" Napoli ngeci në barazimin e tretë radhazi në Serie A. Skuadra e Contes u ndal 0-0 nga Parma në një ndeshje ku rastet nuk munguan. Momenti më i diskutuar ishte ai i minutës së 11-të, kur Scot McTominay shënoi për Napolin, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Me 40 pikë Napoli mbetet në vendin e tretë të Serie A.

Serie A, raundi i 16-të (i prapambetur):

E mërkurë, 14 janar 2026

Napoli 0-0 Parma

Inter 1-0 Lecce

E enjte, 15 janar 2026

18:30 Verona - Bologna

20:45 Como - Milan

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:06
VIDEO/ Napolin e ndal VAR-i, vetëm 0-0 kundër Parmës në 'Maradona'

1768464458_napoli.JPG

Në "Maradona" Napoli ngeci në barazimin e tretë radhazi në Serie A. Skuadra e Contes u ndal 0-0 nga Parma në një ndeshje ku rastet nuk munguan. Momenti më i diskutuar ishte ai i minutës së 11-të, kur Scot McTominay shënoi për Napolin, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Me 40 pikë Napoli mbetet në vendin e tretë të Serie A.

Ora 09:05
VIDEO/ Mjafton Esposito, Interi mposht 1-0 Leccen dhe kryeson i qetë renditjen

1768464396_francescoesposito.jpeg

Në "Giuseppe Meazza" Interi ia doli të merrte tri pikë kundër Lecces falë një goli të Francesco Espositos në minutën e 78-të të ndeshjes (1-0). Sulmuesi i ri u hodh në fushë në minutën e 56-të dhe rezultoi një goditje e zgjuar e trajnerit Chivu. Me 46 pikë Interi mbetet në krye të Serie A me gjashtë pikë më shumë se ndjekësit e Milanit, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak, atë kundër Comos që luhet sot.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Janar, 18:35

    Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?