Rezultoi më e vështirë se sa pritej, por Interi ia doli të fitojë 0-2 kundër Venezia-s dhe t’i bashkohet Lazio-s në krye të Seria A. Pjesa e parë e sfidës në transfertë për javën e 9 të kampionatit u mbyll me porta ta paprekura, ndërsa deri tek goli i parë për Interin u anuluan 2 të Venezia-s për pozicion jashtë loje me VAR.
Shifrat në favor të skuadrës së Chivu-s i zhbllokoi një autogol në minutën 79-të, ndërsa 3 minuta më pas një autogol tjetër vulosi 3 pikët. Pas 9 javësh kampionat Interi ndan vendin e parë me Lazio-n me 25 pikë.
Ndryshe nga zikaltërit Milani pësoi një disfatë të hidhur në San Siro. Bologna që zhbllokoi shifrat që në minutën e 8 ia doli të fitonte me shifrat 2-4. Për Milanin në pjesën e parë përmbysi talenti Cisse, i cili dha përshtypjen e një natë magjike për ‘djallin’.
Gjithsesi në pjesën e dytë një autogol i hapi rrugën përmbysjes së Bologna-s. Talenti Mbangula në vijim realizoi ‘dopietë’, duke siguruar 3 pikë tejet të rëndësishme për skuadrën në Milano.












Komente
Komento