TIRANE-Kontrolli i Lartë i Shtetit deri tani nuk ka konstatuar ndonjë problem madhor në OST. Kjo ka qënë deklarata e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, lidhur me çështjen e tenderit të linjës së interkonjeksionit Tiranë -Prishtinë, për të cilën opozita ka akuar për korrupsion kundër qeverisë.
Duke iu përgjigjur interesi të medias për këtë çështje, Leskaj tha se "në këto momente një ekip i Kontrollit të Lartë të Shtetit është në OST dhe në praktikat dhe standardet e saj, KLSH prononcohet kur ne bëjmë raportin përfundimtar të kontrollit".
"KLSH në OST është në një kontroll të përvitshëm, në një kontroll normal pune. Këto janë kontrolle që një departament i posaçëm në KLSH i organizon në krye të një ose dy vjet dhe në kohën e duhur do të kemi prononcimin zyrtar", deklaroi Leskaj.
Këto deklarata Leskaj i bëri pas një marrëveshje bashkëpunimi që firmosi me përfaqësues të 6 organizatave jo fitimprurëse të angazhuara në luftën kundër korrupsionit. Marrëveshjet synojne kontribute dhe aktivitete të përbashkëta, pjesëmarrje reciproke ne ëorkshope, konferenca etj për luftën kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij si dhe rritjen e transparencës publike.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com