Miliona familje mund të vuajnë mungesën e sinjalit të tyre televiziv apo ndërhyrjet në sinjal, si pasojë e rrjetit të internetit 4G, që pritet të vihet në përdorim javët e ardhshme. Sipas ekspertëve, kjo do të shkaktojë kaos në frekuencat televizive, për shkak të frekuencave të ngjashme që kanë.
 
Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, në muajin korrik do të aktivizohet rrjeti i 4G. Mendohet se deri në dy million njerëz në të gjithë botën do të vuajnë mungesën e sinjaleve televizive për shkak të fuqisë së madhe të rrjetit 4G.
iPhone
Kompania celulare “EE” në Britani, është e vetmja kompani që ka futur rrjetin 4G. Ata thonë se deri tani kanë marrë telefonata të shumta nga familje, të cilta kanë patur probleme me sinjalin e televizorit, por kjo jo për shkak të shërbimit 4G.
 
“EE” është kompania e parë që ofroi rrjetin 4G në Britaninë e Madhe dhe ka në plan ta zgjerojë hartën e këtij shërbimi në rreth 80 vende. Rrjeti 4G do të ketë një shpejtësi 5 – 7 herë më të madhe se rrjeti ekzistues 3G.

(v.gj/shqiptarja.com)