TIRANE – Kryeministri Berisha ka përforcuar sërish ambicien e tij për ta kthyer Shqipërinë “në një superfuqi rajonale të ICT-së”.

Në një aktivitet të organizuar nga qëndra “Protik”, Berisha premtoi se "sëbashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan do bëjmë çmos të krijojmë “Tirana ICT Park”, një zonë në kryeqytet ku sipërmarrësit të kenë mundësi të punojnë në kushtet më të mira të mundshme, të çliruar nga të gjitha llojet e taksave, me qëllim që Shqipëria të ecë në destinacionin e saj për t’u bërë superfuqi e ICT në rajon.

Gara në këtë fushë është shumë e egër", tha kreu i qeverisë, “por nuk ka diskutim që të rinjte tanë do ngjiten më shpejt se kombet e tjera në destinacionin e tyre. Mos të harrojmë që ndryshimet epokale i kanë bërë në këtë fushë 22-23 vjeçarët”.

Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)