Interpelanca për Alvinin, Rama çon Spiropalin, revoltohet deputeti i opozitës, debat me Ruçin: Gënjeshtar, i paditur (VIDEO)

Interpelancës së kërkuar nga deputetët e opozitës në Parlament për cështjen e Alvin Berishës nuk iu përgjigj Edi Rama, por Elisa Spiropali. Andi Përmeti iu drejtua kryetarit të Kuvendit duke e akuzuar se ka shkelur rregulloren me ndryshimin që është bërë. Por Ruçi theksoi se Rama ka të drejtë që të delegojë interpelancën, megjithatë replikat vijuan.

Debati Ruçi-Përmeti në Kuvend
Andi Përmeti: 
Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm sot në mëngjes për këtë ndryshim. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t'u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu

Gramoz Ruçi: Në radhë të parë si administrata dhe unë e kemi zbatuar rregulloren. Shkelje do të kishte nëse nuk do të vinte në seancën më të parë interpelanca e parë, kryeministri që është edhe ministër i Jashtëm është e drejtë e tij ka delegojë nëse e ka të pamundur ardhjen në parlament.

Andi Përmeti: Kryeministri ka të drejtë ta delegojë kur interpelanca kërkohet me kryeministrin, por unë e kërkova interpelancën me zotin Rama si ministër, pra ministri nuk ka të drejtë ta delegojë interpelancën

Gramoz Ruçi: Fjalë e rëndë ti thuash kryetarit të parlamenti se gënjen për rregulloren, prandaj tërhiqe mbrapsht dhe duhet të dish se nëse do të ishte jo Edi Rama kryeministër dhe ministër i Jashtëm, ke të drejtë ti se nuk mund ta delegojë, por kur është kryeministër dhe ministër i Jashtëm ka të drejtë ta delegojë

Andi Përmeti: Pyesni këdo jurist nëse e kam gabim u kërkoj ndjesë publikisht për fjalën gënjeshtar, nëse e keni ju tërhiqni fjalën 'i paditur'.

Rasti i Alvinit u publikua nga emisioni investigativ “Le Iene”. Ata arritën të futeshin në një nga kampet – burgje ku kurdët mbajnë ish-luftëtarët e ISIS. Në kampin AL HOL  janë gratë e luftëtarëve të ISIS, por dhe shumë fëmijë, shumë prej të cilëve kanë lindur pikërisht atje. Gazetari shpjegon se reportazhi në këtë kamp nuk ishte një rastësi, por një mision i vërtetë, për të gjetur një fëmijë shqiptar me emrin Alvin. Një fëmijë, i cili ka lindur në Itali 11 vite më parë (lexoni ketu historinë e plotë).


Lajmi kryesor:

Interpelanca për Alvinin, Spiropali: Janë 28 fëmijë! Kampi i sigurtë, tentuam t'i kthenim në gusht, por operacioni ngriu


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen