“Spitali i Traumës nuk është mbyllur dhe asnjë qytetar nuk është lënë pa shërbim.” Me këtë deklaratë, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala iu përgjigj në parlament pretendimeve të deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila akuzoi qeverinë për degradim të sistemit shëndetësor dhe mbyllje të sallave dhe shërbimeve në Spitalin Universitar të Traumës.
“Spitali Universitar i Traumës është simboli më i qartë i degradimit të sistemit shëndetësor që ju drejtoni. Vetëm gjatë vitit 2025, në këtë spital që ju drejtoni kanë marrë shërbim mbi 62,000 qytetarë. Që prej dhjetorit 2025, 10 salla operative janë mbyllur për shkak të një rikonstruksioni që zgjat pa fund, pa transparencë dhe pa një plan alternativ për pacientët. Mijëra qytetarë janë lënë në pritje dhe pacientët në urgjenca detyrohen të presin me javë të tjera me dhimbje” tha Xhixho
Por ministrja Sala kritikoi ‘sensacionin politik’ me të cilin po trajtohet një çështje që ka të bëjë me një strukturë që përballon emergjencat më të rënda në vend. Ajo theksoi rëndësinë e të folurit me fakte e për këtë arsye shpjegoi se se rikonstruksioni i spitalit është një proces i planifikuar dhe se shërbimet vijojnë normalisht, Sipas saj, punimet po kryhen me faza për të mos ndërprerë aktivitetin dhe urgjenca funksionon normalisht çdo ditë.
“Debati për këtë spital duhet mbështetur mbi fakte dhe në interes të qytetarëve e jo mbi perceptime të pavërteta. Spitali i Traumës nuk është mbyllur dhe asnjë qytetar nuk është lënë pa shërbim për shkak të rikonstruksionit të planifikuar. Spitali aktualisht ndodhet në një proces të planifikuar rikonstruksioni dhe modernizimi, një investim i domosdoshëm për të garantuar standarde më të larta sigurie. Infrastrukturë dhe trajtim për pacientët përmes një fondi prej 759 milionë lekësh. Punimet kanë nisur në shtator të vitit 2025 dhe po realizohet me faza. Pikërisht për të garantuar vijimin e shërbimit gjatë gjithë procesit. Aktualisht po punohet në sistemimet e jashtme dhe bllokun operator qendror ndërsa ai i urgjencës funksionon normalisht dhe kryen çdo ditë shërbimin e traumës dhe ortopedisë” tha Sala.
Ministrja deklaroi se gjatë 6-mujorit të parë të 2026 janë trajtuar mbi 19 mijë pacientë dhe janë kryer 932 operacione urgjente, më shumë se një vit më parë.
Ajo mohoi pretendimet për mungesë protezash, materialesh ortopedike dhe prani bakteresh në sallat kirurgjikale, duke thënë se sterilizimi kryhet rregullisht dhe nuk ka rrezik për pacientët. Sala shtoi gjithashtu se listat e pritjes janë ulur ndjeshëm dhe aktualisht janë rreth 570 pacientë, nga afro 1000 që kanë qenë më parë.
“Regjistrimet e pacientëve kryhen në mënyrë të dokumentuar në sistemin elektronik ku janë të verifikueshme të gjitha, kështu duke garantuar transarencë sipas rradhës së përcaktuar. Sa i përket pretendimeve për mungesa materialesh ortopedike apo protezash, dua të jem e qartë. Nuk ka mungesa për ndërhyrjet që kryhen në Spitalin e Traumës. Financimi i shtuar ka bërë të mundur mbulimin e nevojave dhe vijimin e operacioneve të programuara. Një tjetër pretendim i pabazuar është ai që lidhet me infeksionet. Sallat sterilizohen vazhdimisht. Nuk është konstatuar prani bakteresh që rrezikojnë pacientët. Mjekët inferemieret, dhe stafi mbështets po punojnë me dy turne duke përballuar emergjencat më të rënda në vend. Ata meritojnë respekt dhe mbështetje Qytetarët shqiptarë meritojnë punë konkrete dhe fakte konkrete e jo panik dhe jo perceptime që cënojnë besimin në institucionet shëndetësore e te mjekët” tha Sala
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Kuvend/ Pritet votimi në seancë i ndryshimeve në rregullore! Debat për integrimin, Tabaku: Gjermania i thotë ‘jo’ anëtarësimit pa veto! Balla: Objektiv 2027-ta










