Interpol dhe Europol janë agjensitë e zbatimit të ligjit që kanë sjellë pranë prokurorisë së Tiranës të dhëna për të shkuarën dhe precedentët penal të ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.
Burime pranë akuzës i thanë Report TV se kanë qenë këto dy agjensi të cilat referuar gjurmëvemëve të gishtrinjëve dhe gjeneraliteteve të Roshit kanë bërë të mundur nxjerrjen e të dhënave si arrestimit në Zvicër, dëbimin e tij nga Zvicra si dhe dënimin në itali kur ai ka qenë 16 vjeç.
Për herë të parë Roshi rezulton se është skeduar me gjurmët e gishtrinjve dhe të dhënave personale më 14 Maj 1993 kur ndodhej në Zvicër me statusin e Azil kërkuesit dhe është arrestuar si i dyshuar për trafik droge.
Pesë muaj më pas Rroshi është dëbuar nga Zvicra me një vendim gjykate për të cilin prokuroria tashmë ka siguruar të dhënat nga Europol e Interpol.
Dy vite më pas ai do të prangosjes në Itali me akuzën e përdhunimit në grup, për të cilën vetë Roshi tha pak ditë më parë se u njoh nëpërmjet avokatëve dhe dha dorëheqjen nga kreu i Bashkisë.
Kur kishin kaluar 4 vite nga arrestimi në Zvicër dhe dëbimi i Roshit, ai ka rihyrë sërish në këtë shtet në vitin 1997 por me gjeneralitete të ndryshuara sërish me kërkesë për azil depozituar tek autoritetet zviceriane.
Ai është zbuluar nga të dhënat në sistemin e policisë zvicerane e për këtë arsye është dëbuar sërish. Janë pikërisht këto të dhëna të siguruara nga akuza pas letërporosive dërguar Interpol dhe Europol që janë përdorur një ditë më parë në gjykatën e Tiranës si provë ndaj ish kryebashkaikut, të dhëna të cilat ai nuk i ka shënuar në formularin e vetëdeklarimit.
Bazuar në dyshimet e prokurorisë dhe provat rezulton se gjyqtari Dritan Caka ish anëtari i këshillit të lartë të drejtësisë ka miratuar dhe kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me Burg” ndaj Rroshit.
/Shqiptarja.com

VIDEO