TIRANË - Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Italia për në Shqipëri, 24-vjeçarin shqiptar Gerti Gëzim Hysenbelli, lindur në Elbasan. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit në vitin 2011 e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për plagosje të rëndë me dashje.
Në shkurt të vitit 2009, Hysenbelli, pas nje grindjeje, ka qëlluar me mjete te forta shtetasin Elvis S, duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërkohë, që pas një kontrolli i janë gjetur gjithashtu edhe lëndë narkotike të tipit canabis sativa dhe heroinë. Për rrjedhojë, pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi dhe estradimi i tij në Shqipëri.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com