Interpol vlerëson operacionin e
ndërmarrë nga policia në Lazarat

Interpol vlerëson operacionin e<br />ndërmarrë nga policia në Lazarat
Interpol vlerëson operacionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit në Lazarat. Këto vlerësime shprehen në një artikull të publikuar në faqen zyrtare në internet të titulluar “Tonelata marijuanë të kapura në operacionin më të madh të ndërmarrë ndonjëherë nga Policia Shqiptare” .
 
Në këtë artikull pasqyrohen rezultatet e këtij operacioni, vlerësimet për Policinë Shqiptare, si dhe bashkëpunimi me Interpol për verifikime të mëtejshme në databazën e Interpol të personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.
 
“Në një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji, Policia e Shtetit Shqiptar ka kontrolluar një fshat në jug të vendit të njohur për prodhimin e marijuanës në shkallë të gjerë, duke kapur tonelata drogë dhe arrestuar mbi një duzinë personash. Në pesë ditët e para të këtij operacioni në fshatin Lazarat policia kapi mbi 23 ton marijuanë, shkatërroi mbi 80.000 bimë marijuanë, shkatërroi 4 laboratorë droge dhe konfiskoi një numër të madh armësh zjarri dhe municionesh. Qindra oficerë policie janë përfshirë në operacionin që po vazhdon, i cili deri tani ka çuar në arrestimin e 15 personave nën akuzën e kultivimit të marijuanës, si dhe kundërshtimit me armë të policisë. Mbi 130 shtëpi në fshat janë kontrolluar nga policia, si dhe terrenet përreth tyre, ku plantacionet e marijuanës janë shkatërruar me zjarr.
 
Shqipëria është në kontakte të ngushta me Interpol dhe do të dërgojë detajet e individëve të arrestuar për t’u kontrolluar në databazën e Interpolit, me qëllim identifikimin e lidhjeve të mundshme me krime apo organizata kriminale në botë.
 
Ky operacion përcolli një mesazh të fortë që Shqipëria nuk do të tolerojë asnjë aktivitet Kriminal në territorin e saj, shprehet Glyn Lewis, Drejtor i Krimit të Specializuar dhe Analizës pranë Interpol”, shkruhet ndër të tjera në këtë artikull.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen