INTERPOL vlerëson aksionin e Policisë në Lazarat

TIRANË, 20 Qershor/ATSH/-INTERPOL vlerëson operacionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit në Lazarat. Sipas njoftimit për shtyp nga Policia e Shtetit, këto vlerësime shprehen në një artikull të publikuar në faqen zyrtare në internet të titulluar "Tonelata marijuanë të kapura në operacionin më të madh të ndërmarrë ndonjëherë nga Policia Shqiptare" .
Në këtë artikull pasqyrohen rezultatet e këtij operacioni, vlerësimet për Policinë Shqiptare, si dhe bashkëpunimi me INTERPOL për verifikime të mëtejshme në databazën e INETERPOL të personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.
"Në një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji, Policia e Shtetit Shqiptar ka kontrolluar një fshat në jug të vendit të njohur për prodhimin e marijuanës në shkallë të gjërë, duke kapur tonelata drogë dhe arrestuar mbi një duzinë personash. Në pesë ditët e para të këtij operacioni në fshatin Lazarat policia kapi mbi 23 ton marijuanë, shkatërroi mbi 80.000 bimë marijuanë, shkatërroi 4 laboratorë droge dhe konfiskoi një numër të madh armësh zjarri dhe municionesh. Qindra oficerë policie janë përfshirë në operacionin që po vazhon, i cili deri tani ka çuar në arrestimin e 15 pesonave nën akuzën e kultivimit të marijuanës, si dhe kundërshtimit me armë të policisë. Mbi 130 shtëpi në fshat janë kontrolluar nga policia, si dhe terrenet përreth tyre, ku plantacionet e marijuanës janë shkatërruar me zjarr", theksohet në artikull.
Shqipëria është në kontakte të ngushta me INTERPOL dhe do të dërgojë detajet e individëve të arrestuar për t'u kontrolluar në databazën e INTERPOLIT, me qëlllim indetifikimin e lidhjeve të mundshme me krime apo organizata kriminale në botë.
Ky operacion përcolli një mesazh të fortë që Shqipëria nuk do të tolerojë asnjë aktivitet Kriminal në territorin e saj, shprehet Glyn Leëis, Drejtor i Krimit të Specializuar dhe Analizës pranë INTERPOL."- shkruhet ndër të tjera në këtë artikull./a.gegvataj/

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira