Interpol vlerëson rolin e Policisë Shqiptare për arrestimin e një super të kërkuari

TIRANË - Interpol ka vlerësuar rolin e Policisë Shqiptare dhe Interpol Tirana në arrestimin e një prej personave më të kërkuar, shtetasit shqiptar Dritan Rexhepi,  subjekt i tre Kartelave të Kuqe të INTERPOL dhe objekt i Operacionit të INTERPOL Infra-Red në vitin 2012.
Në artikullin  e publikuar në Website-n zyrtar të INTERPOL theksohet:
"Arrestimi dhe identifikimi i një prej personave më të rrezikshëm dhe të kërkuar është një kredit për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit të përfshira. Kjo demonstron efektivitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe nënvizon vlerën e shërbimeve dhe mjeteve globale të policisë dhe të INTERPOL-it," tha Drejtori Ekzekutiv i shërbimeve të Policisë në INTERPOL Jean-Michel Louboutin, duke nënvizuar "hapin e rëndësishëm" të marrë nga autoritetet shqiptare  në evidentimin e Rexhepit si shënjester në Operacioni  Infra-Red.
"Autoritetet në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador dhe Itali janë për t'u lavdëruar për rolin e tyre në bashkëpunim me zbatimin e ligjit në mbarë botën për të sjellë para drejtësisë një individ të kërkuar nivel ndërkombëtar për vepra penale shumë të rënda", ka shtuar Louboutin.
Operacioni i INTERPOL Infra-Red në vitin 2012 ka patur objektiv të saj  500 persona të kërkuar nga 59 vende anetare pë vepra të ndryshme penale si, vrasje, rëmbim, vjedhje me dhunë dhe trafik droge. Që nga vitin 2009 operacionet e  Interpol-it Infra Red  kanë përfshirë rreth 1.500 raste, duke aritur që të  kryhen më shumë se 500 arrestime dhe lokalizime  pozitive". /ATSH/
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë